Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bullgaria i ofron nënshtetësi 2 pasanikëve francezë: Bernard Arnauult dhe Gerard Depardieu
English

Bullgaria i ofron nënshtetësi 2 pasanikëve francezë: Bernard Arnauult dhe Gerard Depardieu

Bernard Arnauult, është një prej njerëzve më të pasur të Francës. Ai është drejtor i firmës luksoze “Lous Vuitton”.

Së bashku me aktorin e madh Gerard Depardieu, për shkak të taksave të larta për njerëzit e pasur, ata kanë vendosur të largohen nga Franca.

Ndër ftesat e para zyrtare për tu bërë nënshtetas ka qenë Bullgaria e cila i ka ofruar për tu bërë nënshtetas bullgarë.

Iskren Veselinov, kreu i Qendrës për Politikat Demografike, në ftesën zyrtare që u ka dërguar thuhet:
"“Bullgaria është një vend jashtëzakonisht i bukur, e populluar nga banorë të zgjuar, punëtore dhe të mirë. Ambienti dhe ajëri janë të pastër sepse ne nuk kemi thuajse fare industri”, shkruan Veselinov.

Ai rreshton në letër me sarkazëm listën e avantazheve që ofron Bullgaria duke e cilësuar atë si destinacion për emigrantët elitarë. Veselinov u kujton pasanikëve francezë që në Bullgari do të gjejnë alkool të klasit të parë dhe prostituta me eksperiencë dhe pagesa optimale për taksat dhe mundësi “për t’i ikur sa të duan sistemit të taksimit”.

“Popullsia jonë është zvogëluar për shkak të lumturisë, kjo është arsyeja pse kërkojmë përforcime”, thuhet në letër.

Ndërkohë akoma nuk ka ndonjë vendim përfundimtar, por një gjë është e sigurt se njerëz të tjerë të pasur po mendojnë të largohen për shkak të taksimit prej 75% për të ardhurat mbi 1 milionë euro që Presidenti socialist i Francës, Fracois Hollande do të vendosi në vitin 2013 për të nxjerr vendin nga kriza.

KOMENTE