Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumi i Gruas Socialiste shpërndan ndihma ushqimore për disa familje në Gërdec
English

Forumi i Gruas Socialiste shpërndan ndihma ushqimore për disa familje në Gërdec

Forumi i Gruas Socialiste, me iniciativën e kryetares së këtij forumi, Olta Xhaçka ka shpërndarë ndihma ushqimore për disa nga familjet që ndodhen më në vështirësi ekonomike në Gërdec të Tiranës. Gratë socialiste të kryesuara nga kryetarja Olta Xhaçka si dhe kryetarja e FGS për Vorën kanë shkuar në Gërdec ku janë ndalur në disa familje që përveç vështirësive të mëdha ekonomike vazhdojnë të përjetojnë dramën e humbjes së njerëzve të tyre më të dashur në shpërthimin tragjik të 15 marsit 2008.

Anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste kanë vizituar fillimisht familjen e Zamira Durdës, e cila prej gati 5 vjetësh vazhdon të endet dyerve të gjykatave për të kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj 6-vjeçar, Edisonit. Kryetarja e FGS, Olta Xhaçka e ka siguruar zonjën Durda për mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste dhe vendosmërinë e kësaj force politike për të zbardhur plotësisht shpërthimin tragjik të Gërdecit dhe vënien përpara drejtësisë së përgjegjësve të saj.

Më tej gratë socialiste janë ndalur në familjen e Tushe Osmanit, 50 vjeçares që me vetëvrasjen e saj pak kohë më parë e çoi në 28 numrin e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë, të shkaktuar si rezultat i korrupsionit shtetëror të një qeverie te papërgjegjshme. Tushe Osmani i dha fund jetës pas vdekjes së të bijës, Resmies 19-vjeçare, nga shpërthimi i 15 marsit dhe vetëvrasjes së bashkëshortit, Kujtimit, në vitin 2009. Gjendja e vështirë ekonomike i kishte detyruar bashkëshortët Osmani që të apelonin disa herë për ndihmë, por thirrjet e tyre duket se kanë rënë në veshin e shurdhër të qeverisë, që jeton në një realitet tjetër nga ai i shqiptarëve të zakonshëm.

Anëtaret e FGS kanë vizituar edhe disa familje të tjera që përveçse kanë humbur të afërmit e tyre në shpërthimin e 15 marsit 2008 përjetojnë sot vështirësi të mëdha ekonomike, të harruar krejtësisht nga qeveria. Olta Xhaçka është shprehur se ndihmat e shpërndara për këto familje kanë synuar të lehtësojnë sa do pak gjendjen e tyre në prag të festës tradicionale të ndërrimit të viteve. Por Partia Socialiste është e vendosur që t’i ketë në vëmendjen e saj këto familje të shumë vuajtura dhe vitit i ndryshimit 2013 do të sjellë edhe për to, drejtësinë e munguar dhe mbështetjen e pa dhënë nga një qeveri, që pasi u vrau njerëzit e afërm i ka lënë në mëshirë të fatit.

KOMENTE