Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hillary Clinton diagnostikohet me mpiksje gjaku në tru
English

Hillary Clinton diagnostikohet me mpiksje gjaku në tru

Kamerat kanë kapur fytyrën e shqetësuar të Chelsea Clinton kur ajo u largua nga spitali Presbyterian në New York, pasi kishte vizituar nënën e saj njëkohësisht Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Chelsea ishe e para që u lejua të vizitonte nënën e saj në spital ndërkohë ish presidenti Bill Klinton mbërriti vonë në spital për të vizituar gruan e tij.

Shqetësimi në fytyrën e tij ishte mëse i qartë pas diagnostikimit ku Hillary ka një mpiksje gjaku në mes të trurit dhe kafkës të saj.

Sekretarja e Shtetit pritet të kalojë ditët e ardhshme duke u trajtuar për mpiksjen, pasi mjekët e zbuluan gjatë një kontrolli rutinë pasi Hillari ishte rrëzuar duke humbur ndjenjat dy javë më parë.

Në një deklaratë dje, mjekët ishin të sigurt se nuk kishte asgjë kërcënuese për jetën dhe siguruan se ajo nuk kishte pësuar asnjë dëmtim të trurit apo goditje në tru.
"Në të gjitha aspektet e tjera të shërimit të saj, Sekretarja është duke bërë përparime të shkëlqyera dhe ne jemi të sigurt se ajo do të bëjë një rikthim të plotë. Ajo është në humor të mirë, "tha Drs Lisa Bardack dhe Gigi El-Bayoumi në deklaratën zyrtare.

KOMENTE