Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hillary Clinton, Sekretarja amerikane e Shtetit, del nga spitali
English

Hillary Clinton, Sekretarja amerikane e Shtetit, del nga spitali

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ishte diagnostikuar me një mpiksje të gjakut në tru (trompozë) por që mjekët ishin shprehur optimistë dhe se ajo ishte jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit (kryesor) të marrë me hollues gjaku ajo ka dalë nga spitali e shoqëruar ish-presidenti Bill Clinton dhe vajza e tyre, Chelsea.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se ekipi mjeksor i zonjës Clinton e këshilloi atë për “një përparim të mirë” që ajo po bën në të gjitha frontet. Mjekët shprehën bindjen se ajo do të shërohet plotësisht.

Para se të dilte nga spitali, Departamenti i Shtetit njoftoi se zonja Clinton kishte folur në telefon me personelin e saj në Uashington, të cilët ishin marrë me politikën e jashtme amerikane në mungesë të saj. Deklarata zyrtare nuk specifikoi se kur ajo do të kthehet në punën e saj në Uashington.

Sekretarja Clinton u pa për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor. Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara me një virus të rëndë në stomak. Pas pak ditësh, tepër e lodhur, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.

Zonja Clinton njihet si sekretarja e shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane. Ajo ka fluturuar më shumë se 1.5 milion kilometra në 112 vende të ndryshme, por muaji dhjetor ishte veçanërisht i vështirë.

KOMENTE