Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E moshuara e kalon vitin e ri e mbyllur në supermarket, pasi e mbyllin gabimisht
English

E moshuara e kalon vitin e ri e mbyllur në supermarket, pasi e mbyllin gabimisht

E harrojnë, gjëra që ndodhin, por këtë herë një e moshuar e kalon natën e ndërrimit të viteve brenda një supermarketi, pasi e harrojnë dhe e mbyllin brenda.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Rube, në veri të Francës ku e moshuara kishte shkuar të hënën në mbrëmje të bëjë pazaret e fundit në supermarketin Intermarche.

Në një moment ajo ka shkuar në tualetin e supermarketit për t’u freskuar, mirëpo kur ka dalë, supermarketi ishte i zbrazur nga njerëzit dhe i mbyllur. E gjendur përballë kësaj të pariture ajo kishte aktivizuar alarmin disa herë gjatë natës, por askush nuk kishte reaguar. Kështu që ajo ishte detyruar ta kalonte natën atje derisa të nesërmen në mëngjes, u gjet nga një zyrtar i supermarketit që kishte shkuar për të parë dyqanin. “Gjithë natën nuk kam fjetur as nuk kam ngrënë asgjë”, është shprehur ajo pas incidentit të pakëndshëm.

KOMENTE