Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura shtetërore 2013. Vetëm 2 provime me zgjedhje (VIDEO)
English

Matura shtetërore 2013. Vetëm 2 provime me zgjedhje (VIDEO)

Në videon e mëposhtme zëvëendësministri i arsimit Halit Shamata shpjegon se si do të proçedohet sivjet me maturën shtetërore përsa i përket provimeve me zgjedhje.

"Çdo maturant ose kandidat për maturant do të zgjedhë dy lëndë ne provimin me zgjedhje. Nuk mund të marrësh tek menuja e lëndëve me zgjedhje gjuhë e huaj, s'mund të marrësh atë që quhet gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Do të thotë nëqoftëse do të zgjedhësh një gjuhë të huaj që është e parë dhe një gjuhë e huaj që është e dytë që zhvillohet në shkollë. Pra nuk mund të marrësh dy gjuhë të huaja të para dhe dy të nivelit të dytë", sqaroi Shamata.

Këtë vit, përveç formularit A1, në mënyrë elektronike do të plotesohet edhe formulari A3.

"E dyta e rëndësishme është që ne do të fillojmë këtë vit të plotësojmë në mënyrë elektronike formularin A1. Formulari A1 ka të bëjë me zgjedhjen e lëndëve në provimin me zgjedhje", tha Shamata.

Ndryshimet në Maturën Shtetërore pritet të sjellin përmirësimin e nivelit të të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë.
1587

KOMENTE