English

Delja-qen, që nuk del në kullotë por ha ushqim qeni

Ndoshta duket e pazakontë por është absolutisht e vërtetë. Fotot që shihni janë mëse reale.

Delja-qen, është e pazakontë. Sjellja e tij është njëlloj me qenin. Pronarët e kanë quajtur Timmy dhe ai e ka kuptuar veten e tij që kur ishte 18 muajsh që nuk mund të shkonte në kullotë si gjithë "kolegët" e tij por ai donte të rinte në shtëpi dhe të hante ushqimin që hanin qentë e shtëpisë.

Tani ai jeton në shtëpi, në një strehë me 2 qentë e shtëpisë dhe pëlqen të hajë biskota dhe ushqim qeni, madje del dhe xhiro nëpër fshat kur pronarët e tij dalin bashkë me qentë.
Samantha dhe Eric Perry në fermën e tyre në Aston-On-Trent, Derbyshire, u kujdesën për të që kur ai mbeti jetim duke e lejuar në shtëpi ditët e para dhe tashmë ai nuk mund të ndahet.

Znj Perry, 42 vjeç, tha: "Timmy patjetër mendon se ai është një qen.
Ai nuk ha agjë nga ushqimi i deleve, por ushqimi i tij i preferuar është biskota qeni. Ai absolutisht i do ata. Kur ne marri qentë për një shëtitje, ai vjen së bashku bashku me ne.

Ai është bërë mjaft një figurë popullore me njerëzit në fshat, veçanërisht me fëmijët. Ata duket se e duan atë."

KOMENTE