Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatbardha dhe Kosta Barjaba pezullohen nga çdo marrëdhënie me PS
English

Fatbardha dhe Kosta Barjaba pezullohen nga çdo marrëdhënie me PS

Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste, mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë dhe në nenin 7 të Rregullores së KGS, ka vendosur pezullimin e Fatbardha Barjaba nga çdo përfaqësim apo veprimtari politike e kësaj partie si dhe pezullimin e Kosta Barjaba nga çdo marrëdhënie teknike dhe konsultative me Partinë Socialiste. Vendimi është marrë dje paradite në mbledhjen e Komisionit të Garancive Statutore, të zhvilluar me pjesëmarrjen e gjashtë anëtarëve të tij, të asistuar nga sekretari teknik. Komisioni ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, me objekt përputhshmërinë me normat e Statutit të veprimeve të anëtares së PS-së, Fatbardha Barjaba.


Në statutin e Partisë Socialiste, në nenet 8, 9, 10, 11 përcaktohen të drejtat, detyrat, parimet morale dhe masat për shkeljet etike dhe disiplinore të anëtarit të partisë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të deritanishëm si dhe sqarimet e dhëna nga Kryetari i PS-së së Tiranës, KGS ka vërejtur se ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara që tregojnë se veprimet e anëtares së partisë, Fatbardha Barjaba janë në kundërshtim me normat e mësipërme statusore, neni 11, pika 1/c dhe parimet e përgjithshme morale që duhet të karakterizojnë anëtarin e PS-së, si dhe cenojnë rëndë normat shoqërore dhe etikën e sjelljes. Këto parime të rëndësishme morale dhe shoqërore, përfaqësojnë themelet mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike dhe funksionon një organizëm politik.


Komisioni i Garancive Statutore nisur nga fakti se informacionet nuk janë përfundimtare, bazuar dhe në parimin e prezumimit të pafajësisë deri në shprehjen përfundimtare të organeve kompetente gjyqësore, gjykon se Fatbardha Barjaba duhet të pezullohet nga çdo strukturë, aktivitet, përfaqësim apo veprimtari politike e PSSH. Nga ana tjetër KGS do të investohet për të siguruar dokumentacion dhe informacion zyrtar të organeve gjyqësore si dhe të dëgjojë pretendimet e anëtares së partisë Fatbardha Barjaba, për t’u shprehur më pas me një vendim përfundimtar. KGS ka shqyrtuar gjithashtu edhe pozicionin e Kosta Barjaba. Pavarësisht se ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste, por rezulton pjesëmarrës në një grup konsultativ ekspertësh teknikë dhe akademikë pranë PS, Komisioni ka gjykuar që deri në shprehjen përfundimtare të organeve kompetente gjyqësore, Kosta Barjaba të pezullohet nga çdo marrëdhënie teknike dhe konsultative me Partinë Socialiste.
Vendimi i marrë në mënyrë unanime nga anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore është përfundimtar dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar nga strukturat e Partisë.

KOMENTE