Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Ekonomisë masa për tregtimin e gazit të lëngshëm (GLN)
English

Ministria e Ekonomisë masa për tregtimin e gazit të lëngshëm (GLN)

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po ndjek me vëmendje shqetësimin e ngritur nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe informon se çështjen e rritjes së mëtejshme të sigurisë për pajisjet dhe impiantet që shërbejnë për depozitimin, ambalazhimin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm (GLN), e konsideron një çështje shumë të rëndësishme, të cilën METE e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë si objektiv të punës së saj.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kërkuar vazhdimisht nga strukturat përgjegjëse në varësi të saj angazhim dhe profesionalizëm në zbatimin e detyrimeve ligjore që lidhen me ushtrimin e kontrolleve në tregun e nënprodukteve të naftës, përfshirë këtu edhe GLN, për të garantuar që këto aktivitete zhvillohen në respektim të kërkesave dhe normave të sigurisë në çdo impiant apo njësi tregtimi.

Gjithsesi, METE në bashkëpunim me Ministrinë edhe institucione të tjera të kësaj fushe, po konsideron edhe mundësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues të kësaj fushe, nëpërmjet realizimit të ndryshimeve të nevojshme ligjore apo nënligjore për rritjen e mëtejshme të sigurisë për pajisjet dhe impiantet që shërbejnë për depozitimin, ambalazhimin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm, në mënyrë që ato të jenë sipas të gjitha standardeve të nevojshme që të garantojnë sigurinë e konsumatorit.
Më konkretisht, në periudhën në vazhdim METE do të ndërmarrë hapa konkrete në drejtim të rritjes së angazhimit të strukturave të varësisë, por edhe të bashkëpunimit me strukturat përkatëse të ministrive të tjera, në drejtim të rritjes së rigorozitetit në kontrollin e këtyre pajisjeve që përdoren në tregun e GLN, si dhe në nxjerrjen jashtë përdorimit të bombulave që nuk përmbushin standardet.
Në këtë kuadër, METE do të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin e saj me faktorët e interesit, përfshirë këtu edhe Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit, organet e pushtetit vendor, por edhe vetë shoqëritë e licencuara që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me shumicë të GLN.

KOMENTE