English

Tanja Fajon: nuk ka kthim të vizave për Ballkanin Perëndimor

“S’ka asgjë të re. Në Komitet dhe Parlamentin Europian këtë javë nuk do të ketë as debat e as votim për mekanizmin për pezullimin. Negociatat për miratimin e këtij mekanizmi vazhdojnë”.

Kështu është shprehur raportuesja dhe deputetja në Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon, lidhur me kthimin e regjimit të vizave për Ballkanin Perëndimor duke mbrojtur hapësirën evropiane pa viza.

E enjtja (nesër) ishte dita e fundit ku Komiteti do të votonte për kthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë.

KOMENTE