Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mira Mezini, shkencëtarja shqiptare pjesë e elitës shkencore evropiane
English

Mira Mezini, shkencëtarja shqiptare pjesë e elitës shkencore evropiane

Shkencetarja shqiptare, fiton çmimin 2.3 milionë euro

Profesor Doktor Mira Mezini, gruaja 45-vjeçare, është shkencëtarja e parë e informatikës në Shqipëri dhe Gjermani që ka fituar çmimin ERC me vlerë 2.3 milionë euro të dhëna nga Këshilli i Europës për Studime Shkencore.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në prani të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj dhe gjithë senatit të universitetit, i akordoi Mezinit titullin Doktor Honoris Causa me motivacionin “për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare në kërkimin shkencor në fushën e informatikës.”

Me kët rast, Kryeministri Berisha priti dje në një takim zonjën Mira Mezini, profesore e shkencave kompjuterike dhe drejtuese e Departamentit të Teknologjisë së Software, në Universitetin Teknik në Darmstad të Gjermanisë, e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Profesor Bernd Freisleden. Zonja Mira Mezini është nderuar me çmimin më të mirë në kërkim nga Bashkimi Europian, “Advanced Grant” akorduar nga Këshilli Kërkimor Europian. Ky çmim është formuluar nga BE në vitin 2007, për të identifikuar një elitë shkencore Europiane, e aftë të konkurojë në nivelet më të larta, me elita përkatëse në rajone të tjera të botës.

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takonte një personalitet shqiptar, pjesë tashmë e elitës shkencore evropiane, me kontribut të rëndësishëm në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryeministri Berisha e përgëzoi zonjën Mezini për çmimin e akorduar nga Këshilli kërkimor Evropian dhe i uroi asaj suksese të mëtejshme në karrierën profesionale.

Më tej, Kryeministri e njohu zonjën Mezini me zhvillimet më fundit të IT në Shqipëri, si shtrirja e internetit në institucionet arsimore, rritja e ndjeshme e numrit të studentëve në degën e IT, etj, si dhe me disa projekte që do të zbatohen në këtë fushë, siç është projekti i Tirana-Hi Tech Park, etj. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi ndihmesën e rëndësishme që mund të japin në këtë drejtim grupet kërkimore elitare.

Nga ana e saj, Zonja Mira Mezini e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e rezervuar, si dhe vlerësoi entuziazmin dhe vendosmërinë e tij, në realizimin e projekteve të rëndësishme në fushën e Teknologjisë së informacionit. Gjithashtu ajo vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, veçanërisht në e-government.

Zonja Mezini paraqiti disa ide dhe shembuj nga eksperienca gjermane, si dhe shprehu gatishmërinë për te ofruar kontributin e saj ne fushën e kërkimit shkencor.

KOMENTE