Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Programi dhe Ceremonitë
English

5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Programi dhe Ceremonitë

Këshilli Organizativ për Shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka mbajtur dje një takim pune ku është diskutuar roli, angazhimi, detyrat dhe përgjegjësitë e këtij Këshilli që do të bartë barrën kryesore të organizimit për shënimin e këtij përvjetori.

Në takim ku kanë marrë pjesë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përfaqësues nga Zyra e Presidencës, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Rektori i Universitetit të Prishtinës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme , zëvendëskomandanti i FSK-së, drejtori i Zyrës së ish –TMK-së, përfaqësues nga Protokolli i Shtetit, etj, është dakorduar për një koordinim sa më të mirë të aktiviteteve të të gjitha institucioneve që do të jenë pjesë e organizimeve shtetërore për nder të Ditës se Pavarësisë.

Këshilli Organizativ për Shënimin e 5-Vjetorit të Pavarësisë në këtë takim është pajtuar edhe për formatin e festimeve për nder të Ditës së Pavarësisë.

Ceremonitë kryesore do të jenë :
• Akademia Solemne dhe Koncerti i Filharmonisë së Kosovës ,
• Parada e Pavarësisë,
• Homazhe në Varrezat e Dëshmoreve në të gjithë Kosovën,
• Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës ,
• Koncerti i Pavarësisë që do të organizohet në sheshin “ Nënë Tereza “, etj.

Pjesë e festimeve për Ditën e Pavarësisë do të jetë edhe shënimi i Përvjetorit të Themelimit të Universitetit të Prishtinës, i cili është më 15 shkurt. Ky aktivitet do të koordinohet me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës .

Ceremoni festive do të organizohen edhe në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa ambasadat e Kosovës në botë do të organizojnë pritje për nder të Ditës së Pavarësisë.

Kryetari i Këshillit Organizativ, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit Organizativ angazhim maksimal në mënyrë që Festa e Pavarësisë të jetë sa më dinjitoze.

KOMENTE