Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sipërmarrësit e vegjël : Luftë për mbijetesë
English

Sipërmarrësit e vegjël : Luftë për mbijetesë

Realiteti dramatik i sipërmarrësve të vegjël apo të vetpunësuarve me biznes të vogël është shtrirë edhe në njësinë Nr.9 në kryeqytet, ku lufta për mbijetesë është kthyer në kryefjalën e jetës së kësaj shtrese të popullsisë. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, i shoqëruar nga kryetari i PS-së së Njësisë nr.9, Edison Dardha si dhe nga të zgjedhur të kësaj partie në pushtetin vendor ka zhvilluar sot një sërë takimesh me tregtarë dhe të vetëpunësuar në biznesin e vogël në zonën e Brrakës, në rrugën “Haxhi Dalliu”. Përfaqësuesit e PS-së kanë prekur nga afër një realitet shumë të hidhur dhe tashmë të njohur për të gjithë përveçse për oborrin kryeministror, që vazhdon të flasë për vendin me ekonominë më të zhvilluar në botë.

“As nuk krahasohet me vjet. Nga 750 mijë që ishte xhiroja gjatë muajit dhjetor vjet , këtë vit arriti në 340 mijë. Më shumë se gjysmë përgjysmë. Nga data 22 deri në datën 30 dhjetor ka pasur një rënie drastike, duke krahasuar me ditët e tjera jo më me vitin. Jam 22 vjet në këtë dyqan unë. Më dobët nuk ka ku shkoj se ky vit”. Kështu është shprehur një burrë, i cili menaxhonte një minimarket në këtë zonë. Ai e ka mirëpritur angazhimin e shprehur nga deputeti socialist për të hequr taksën e biznesit të vogël, duke thënë: “Ajo është lehtësi goxha, se të heq një barrë që ke mbi kurriz. Të paktën po punon, por e di që po punon për vete”. Problemin e rënies drastike të xhiros e ngre edhe një punonjëse në një prej lokaleve të zonës. “Ka rënë fare. S’ka xhiro fare. 25 mijë lekë kam bërë deri tani dhe shiko sa është ora. Ka kaluar mesdita”, tregon punonjësja. Disi e çuditur shfaqet një grua që menaxhon një dyqan dhuratash, teksa pyetet nëse ka rritje të xhiros dhe fitimit, siç pretendon kryeministri. “Tek ne nuk është rritur. Nuk e di ku është rritur. Ndoshta tek këto bizneset e mëdha, ku ta di unë e shkreta”, thotë gruaja pa e fshehur dot mërzinë për gjendjen e vështirë që po kalon biznesi i saj.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste u kanë bërë të qartë sipërmarrësve të vegjël dhe të punësuarve në biznesin e vogël, projektin e kësaj partie për ta kthyer këtë kategori të biznesit në një partner të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë së vendit. “Ne kemi marrë një angazhim, që do heqim taksën e biznesit të vogël, ajo që ju paguani me katër këste në vit. Për ti dhënë një frymëmarrje biznesit të vogël. Në këtë kohë krize, krizë të thellë, pavarësisht se trumbetohet sikur është mrekulli ekonomike, gjëja që ne do bëjmë është të lehtësojmë biznesin. Një nga hapat është pikërisht heqja e taksës së biznesit të vogël”, ka theksuar deputeti socialist, Eduard Shalsi. Ai i ka siguruar bizneset se vetëm duke krijuar klimën e duhur si dhe duke bashkëpunuar ngushtë mund të bëhet e mundur që biznesi i vogël të zhvillohet vetë, por edhe të luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e vendeve të reja të punës dhe uljen e kostos së jetesës për të gjithë qytetarët.

KOMENTE