Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Musa Skura, shefi i krimeve të Burrelit do të transportohet drejt Italisë (VIDEO)
English

Musa Skura, shefi i krimeve të Burrelit do të transportohet drejt Italisë (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18.35’, në fshatin Suç, gjatë një operacioni të organizuar nga Komisariati i Policisë Mat ka mbetur i plagosur rëndë Shefi i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të këtij Komisariati, Komisar Musa Skura.

Komisariati i Policise Mat, bazuar në informacionet e grumbulluara nga shërbimet policiore, kishte organizuar punën përmes një plani masash, për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.

Pas pozicionimit të tyre në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç, nga forcat e Komisariatit të Policisë Mat, janë konstatuar dy shtetas të armatosur, të cilëve u është bërë thirrje për të ndaluar.

Gjatë momentit të arrestimit njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri automatik, duke plagosur rëndë Shefin e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të këtij Komisariati, Komisar Musa Skura.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera pjesëmarrëse në operacion është bërë e mundur kapja e shoqërimi në Komisariat i autorëve të dyshuar, përkatësisht:

-Fitim Hashim Alla, vjeç 19, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat.

- si dhe Vilson Petrit Milkurti, vjeç 18, banues në fshatin Suc, të rrethit Mat.

Ndërkohë në afërsi të vendit të ngjarjes janë kapur e shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe 2 autorët e tjerë të dyshuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak, përkatësisht:

-Edison Sinan Lleshi,18vjec.

- si dhe shtetasi me inicialet A. Ll., vjeç 15, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se 4 shtetasit e sipërcituar kanë organizuar për të shitur disa shtetasve të tjerë një sasi prej 26 arka me municion (fishekë), të cilin e kanë transportuar përmes një mjeti furgon në vendin e ngjarjes, ku do të realizohej dhe shitja e tij.

Për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm, me pjesëmarrjen e ekpertëve nga Drejtoria për Krime të Rënda në Policinë e Shtetit, ekspertëve të Policisë Shkencore, si dhe strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, tip kallashnikov. Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 8(tetë) kuti me municion luftarak fishekë model 56 mm, ku secila prej tyre mbante 720 copë fishekë.

Ndaj shtetasve Fitim Alla, Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe shtetasit me inicialet A. Ll. është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet do ti referohen Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per veprat penale “Vrasje në rrethana te tjera cilesuese e mbetur ne tentative e kryer ne bashkëpunim”, si dhe “shitje dhe mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake” te parashikuara nga nenet 79/c,22/25 dhe 278/2 i K.P.

Po ashtu është bërë dhe shpallja në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak.

Ndërkohë nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet Kriminal.

Gjejmë rastin të falenderojmë Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura dhe në mënyrë të veçantë pilotët e helikopterit të këtyre forcave, të cilët me gjithë kushtet e vështira të motit, morën përsipër dhe realizuan transportin e Komisar Musa Skura, në drejtim të spitalit ushtarak.

Gjendja shëndetsore e shefit të krimeve Musa Skura

Shefi i Krimeve të Komisariatit të Burrelit, i plagosur një natë më parë, Musa Skura mbetet në një gjendje të vështirë për jetën.

Plumbat i kane dëmtuar pjesën më të madhe të organeve jetike. Edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai mbetet në gjendje shoku, për shkak të traumave të rënda.

"Situata shëndetësore e pacientit është e rëndë, me mjaft probleme, gjë e cila ka detyruar mjekët të kryejnë një ndërhyrje shumë të rëndësishëm", tha deputeti Tritan Shehu.

"I sëmuri kishte dëmtime të 5 organeve, i hoqëm një veshkë, ndërkohë që ka patur dëmtim të zorrëve, dëmtim të shprektës dhe stomakut. Operacioni zgjati nga ora 21 e mbrëmjes së kaluar deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm", sqaroi për mediat mjeku reanimator Bardh Kurti.

Nderkohe qe pas nje vizite ne spital ministri i Brendshëm Flamur Noka bëri me dije se Shefi i Krimeve Skura do te transportohet drejt Italise, per nje kurim me te specializuar. Noka duke iu referuar mjekeve tha se ai eshte ne gjendje per ta perballuar fluturimin. Sipas ministrit po hetohet imtesisht per shkaqet dhe rrethanat ne te cilat ndodhi krimi.
1603

KOMENTE