Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti i përgjigjet gazetarëve: Nuk ka kërkesë në rrugë diplomatike nga Peruja, për ish ministrin e ndaluar
English

Panariti i përgjigjet gazetarëve: Nuk ka kërkesë në rrugë diplomatike nga Peruja, për ish ministrin e ndaluar

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti: Ndodhem këtu në një takim me mediat për rezultatet e vizitës që bëra këto ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku morra pjesë në konferencën vjetore të Agjenisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA), organizatë në të cilën vendi ynë është një aktor i rëndësishëm.

Rezultante e këtij takimi, ishte se edhe Shqipëria ishte bashkëfirmëtare e atlasit botëror të energjive të rinovueshme, gjë që shënon një hap të rëndësishëm në veprimtarinë e kësaj organizate.

Shqipërisë me këtë rast ju krijua mundësia të shpalosë vizionin e saj në fushën e energjive të rinovueshme. Ju e dini që politika jonë synon diversifikimin e burimeve energjitike ku pa dyshim energjitë e rinovueshme përbëjnë një pjesë të rëndësishme të politikës sonë të diversifikimit.

Synimi jonë është që, burimet energjitike të rinovueshme të zënë një peshë të rëndësishme në plotësimin e nevojave kombëtare, ç'ka u prezentua edhe nga unë personalisht si kryetar delegacioni në këtë konferencë shumë të rëndësishme. Ne tashmë kemi objektiva shumë ambicioze për rritjen e peshës së mbulimit të nevojave energjitike me burimet e energjisë së rinovueshme. Konkretisht po punohet për të eksploruar mundësitë e implementimit të projekteve të rëndësishme në fushën e enrgjisë diellore, energjisë së erës dhe në energjinë që prodhojet nga biogazi. Në këtë kuadër një zhvillim i rëndësishëm është edhe projekti TAP, me implementimin e të cilit do ti shërbehet dhe politikës së diversifikimit të burimeve energjitike.

Në kuadrin e vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, një moment shumë i rëndësishëm, ishte edhe takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për hapat e mëtejshme që duhet të ndërmerren për avancimin e tyre në fusha konkrete.

Në këtë drejtim, ramë dakort që të punohet për të të përfunduar marrëveshjen për taksimin e dyfishtë midis dy vendeve. Kjo do ti hapë padyshim rrugën ndërkohë negocimit dhe përfundimit edhe të marrëveshjeve të tjera të rëndësishme në fushën e ekonomisë, infrastrukturës dhe arsimit. Gjithashtu i kërkova homologut tim që Emiratet e Bashkuara, si një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të ushtrojë ndikim pozitiv brënda Konferencës Islamike, për të zgjeruar hartën e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga ato vende, të cilat nuk e kanë bërë akoma. Morra premtimin nga Ministri për një angazhim të Emiratave të Bahkuara Arabe në këtë drejtim. Në këtë takim diskutuam edhe për cështje të tjera të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Pyetje-Një nga temat më të nxheta, është presioni i ushtruar nga Beogradi për heqjen e memorialitt të UÇPMB-së në Preshevë, cili është qëndrimi i Tiranës zyrtare lidhur me këtë ultimatum.

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti- Shprehjet ultuimatum dhe pozicionet e ngurta, nuk janë ato që i shërbejnë situates.

Unë mendoj që të dy palët duhet të zhvillojnë dialog midis tyre dhe ky dialog duhet të përfshijë një paketë cështjesh që ekzistojnë midis shqiptarëve të luginës së Preshevës dhe autoriteteve serbe. Këto cështje shkojnë shumë përtej cështjes së një monumenti historik, i cili përbën një vecanti për arsye se është pjesë e memories historike të shqiptarëve dhe si i tillë duhet trajtuar si dicka e vecantë në mënyrë shumë të kujdeshme, por sic thashë dialogu midis autoriteteve serbe dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është më i gjerë dhe duhet të përfshijë pa dyshim dhe diskriminim që i është bërë këtij komuniteti në mënyrë sistematike duke i privuar të drejtat e tyre si qytetarë të Serbisë. Konkretisht përsa i përket të drejtave në fushën ekonomike, sociale dhe aq më tepër përfaqësimin politik që ato duhet të kenë në të gjitha organizmat e qeverisjes vendore.

Pikërisht vendosja e dialogut duhet të synojë propozimin e në pakete të tillë. Por ultimatum, vendosje afatesh, kërcënime; këto nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemeve dhe unë i bëj apel autoriteve të Beogradit dhe të gjithë aktorëve që të heqin dorë nga kërcënimet dhe vendosjes së ultimatumeve të kësaj natyre.

Pyetje- Greqia ka paralajmëruar se do të dërgojë në OKB në mënyrë të njëanshme ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë dhe me fqinjët e saj. Cili është qëndrimi i MPJ-së dhe a keni patur kontakte me palën greke?

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti- Qëndrimi ynë është ai që unë e kam artikuluar edhe herë të tjera. Nuk ka marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë për cështjen e delimitimit të ujrave të shellf-it kontinetal të hapësirës ujore midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është taksativ dhe i prerë.

Ne duhet të rimarim edhe njëherë negociatat me shtetin grek për të arritur një marrëveshje, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme nga të dyja palët. Për një dokument të tillë, të cilit ju i referoheni, unë akoma nuk kam informacion zyrtar që ky dokument është i depozituar në OKB. Në momentin që do të depozitohet do t’a shohim me kujdes dhe do të prononcohemi.

Pyetje –Media peruane thotë se është kërkuar ekstradimi nga Shqipëria i ish-Ministrit të Jashtëm Miller, i cili pretendohet se ndodhet në Shqipëri. A është kontaktuar zyrtarisht nga autoritetet peruane MPJ shqiptare?

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti- Ministria e Jashtme nuk ka deri në këto momente që flasim bashkë asnjë kërkesë të tillë nga autoritetet peruane në kanalet diplomatike. Ky është një problem i ministrisë së brendshme pasi bëhet fjalë për ndalesën e një qytetari, në raport me të cilin po bëhen verifikime me të gjithë organizmin ndërkombëtar dhe cështja është në ndjekje.

Nëse ne do të kemi një kërkesë zyrtare nga diplomacia peruane, do ta shikojmë dhe do të mbajmë qëndrim.

KOMENTE