Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fshatrat në kufi me Serbinë mjaft të tensionuara dhe nën ethe
English

Fshatrat në kufi me Serbinë mjaft të tensionuara dhe nën ethe

Prishtina po e godet vet luginën e Preshevës derisa ka pranuar të bisedojë për veriun pa vënë kushtet për të drejtat e shqiptarëve atje, ka deklaruar dje Lëvizja “Vetëvendosje”, raporton KTV.

Sipas VV-së, problemi themelor po injorohet me faktin që kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmëri për të biseduar me Serbinë për veriun, pa i vënë kushte Serbisë edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës prej vitesh po heshtin, duke shpresuar se ky do të jetë momenti i duhur kur do të ngrihet zëri për të drejtat e tyre nga Prishtina.

“Çdo “raund” i negociatave për ta ishte shpresë se mos Prishtina do ngrinte zërin për ta dhe “raundet” shkonin e vinin e gjendja atje nuk ndryshonte. Të pandryshueshme mbetën shtrëngimet e duarve në negociata, dhe njëkohësisht e pandryshueshme mbetej dhuna mbi popullsinë shqiptare atje. Ndryshonte vetëm struktura e popullsisë, çdo herë shqiptarë më pak”, ka thënë Liburn Aliu nga kjo lëvizje.
Ndërsa Shpend Ahmeti ka thënë se platforma e Serbisë e ka zënë Qeverinë në panik, duke e bërë kështu Serbinë më ofensive karshi Kosovës.

Ndërkohë burime të Kosovapress nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se, gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.

“Po flas për fshatin tim. Në postbllokun e fshatit Dobrosin sot kanë sjellë dyfishin e policisë. Ata sot janë të pajisur edhe me automatik”, ka thënë burimi nga ky fshat. Sipas burimit, gjendja në fshatrat përreth kufirit me Serbinë është mjaft e tensionuar dhe nën ethe.

KOMENTE