Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata pakistaneze urdhëron arrestimin e kryeministrit Ashraf Raja Pervez
English

Gjykata pakistaneze urdhëron arrestimin e kryeministrit Ashraf Raja Pervez

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar arrestimin e kryeministrit Ashraf Raja Pervez dhe 15 të tjerë me akuzat për korrupsion, duke shkaktuar frikë për një krizë politike vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve.

Z. Ashraf mohon pranimin e ryshfetit në kohën e miratimit të projekteve të gjenerimit të energjisë si ministër i energjitikës dhe ujrave në vitin 2010.

Analistët thonë se ky veprim nuk ka gjasa të çojë në largimin e tij të menjëhershëm.

Rrugët e Islamabadit janë të bllokuara nga protestuesit anti-korrupsion të drejtuar nga një klerik kanadez me origjinë pakistaneze, Dr Tahirul Qadri. Që prej mbërritjes së tij në vend, muajin e kaluar, kritikët e tij kanë qenë duke e akuzuar atë se po përpiqet të prishë sistemin demokratik vetëm disa muaj përpara votimeve.

Ka pasur spekulime se ai po bën këtë vetëm për të peshkuar më pas një rol në ushtri dhe gjyqësor, kur është fjala për emërimin e një qeverie të përkohshme e cila do të kryesojë këto zgjedhje, në maj.

KOMENTE