Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shiu i ditëve të fundit risjell problemin e përmbytjeve në Shqipëri (VIDEO)
English

Shiu i ditëve të fundit risjell problemin e përmbytjeve në Shqipëri (VIDEO)

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë si çdo vit përsëri problemet që kanë të bëjnë me përmbytjet.
Kamera e top-channel ishte pranë banorëve që banojnë në këto zona.
Shkolla 9-vjecare Hasan Koci në Shkozet ka mbyllur dyert për nxënësit, pasi oborri i saj është përmbytur dhe uji ka depërtuar brenda në godinë. Situata është kritike në zonën e Shkozetit, si dhe në atë të plazhit, ku banorët kanë nisur të protestojnë ndaj autoriteteve dhe strukturave lokale.

"Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Cfarë bën Qeveria, e cila kërkon vetëm votat dhe harron që këta njerëz përmbyten. Ky problem është i vazhdueshëm", thotë një banor.

Në zonën e plazhit banorët kanë bllokuar rrugën dytësore, duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë nëpër të, ndërsa akuzojnë pushtetarët qëndrorë dhe vendorë që vetëm japin premtime elektorale dhe nuk arrijnë dot të zhbllokojnë dhe mirëmbajnë kanalet kulluese që ndodhen jashtë funksionimit.

Banorët e plazhit dhe Shkozetit shprehen gjithashtu se nuk janë kompensuar asnjëherë për dëmet e shkaktuara edhe pse kanë bërë vlerësimet pas cdo përmbytjeje, ndërsa shtëpitë dhe bizneset e vogla vijojnë të ndodhen në ujë dhe gjendja të rëndohet gjithnjë e më shumë.

Probleme me permbytjet jane shfaqur edhe ne Lezhe e Shkoder. Ne zonen e Lezhes ujrat e Drinit jane rritur por edhe zona fushore eshte renduar nga reshjet e shumta. Problematike eshte situata ne Tale, ndersa ne Shengjin me nderhyrjen e komunes ka arritur te rikthehet normaliteti.

Situata me e renduar eshte ne Barbullonje, Dajc, Blinisht e Zadrime. Ndërkaq në Shkodër raportohet se ka sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore të mbuluara nga uji, por nuk ka probleme në zona të banuara.
1613

KOMENTE