Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthime në Kosovë, gjatë natës së djeshme
English

Shpërthime në Kosovë, gjatë natës së djeshme

Burime të pakonfirmuar bëjnë të ditur se ditën e djeshme gjatë natës ka patur disa shpërthime në Kosovë.

Në Prishtinë, 3 makina me targa zyrtare kanë shpërthyer e më pas janë mbuluar nga flakët. Shpërthimi i tyre ka ndodhur, teksa kanë qenë të parkuara.

Asnjë reagim zyrtar i Policisë së Kosovës, nuk ka erdhur akoma, ndërkohë që nuk bëhet e ditur as fakti, se kush i kishte në përdorim makinat me targa zyrtare të Prishtinës.

Shpërthimet kanë ndodhur në lagje të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, pikërisht te “Bregu i Diellit”, në “Kodrën e Trimave” dhe në Ulpjanë.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, makina që shpërtheu te “Kodra e Trimave” i përket Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim është shënuar edhe në qytetin verior të Mitrovicës, nga ku nuk ka njoftime për të lënduar.

KOMENTE