Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: unifikimi i lejeve të drejtimit të automjeteve, të bëhet sa më parë
English

Berisha: unifikimi i lejeve të drejtimit të automjeteve, të bëhet sa më parë

Kryeministri Berisha theksoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se është e domosdoshme që me anë të ndërhyrjeve të posaçme ligjore të bëhet unifikimi i lejeve të drejtimit të automjeteve, të cilat janë marrë jashtë vendit, si në Greqi, Itali dhe vende të tjera, duke u bërë të barasvlefshme me ato që merren në Shqipëri.

Kjo procedurë, sipas kryeministrit merr një rëndësi të veçantë, duke lehtësuar së tepërmi lëvizjen e qytetarëve me leje drejtimi të huaja, brenda vendit dhe duke shmangur kështu shumë procedura burokratike.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi gjetjen e formave sa më të përshtatshme dhe lehtësuese për qytetarët, në pagesën e taksës për makinën dhe në kontrollin e makinës.

Konkretisht kryeministri Berisha u shpreh:

“Para se të kaloj në krye çështjen e kësaj mbledhje, më duhet të ndalem në një moment në një çështje që duhet të marrë zgjidhje për sa i përket lejeve te drejtimit. Emigrantët që vijnë nga Greqia, por edhe nga vende të tjera kërkojnë që leja e drejtimit te jetë e barasvlershme me tonën, pra të mos nxjerrin leje tjetër dhe unë mendoj se ata kanë një kërkesë shumë të drejtë, sepse nuk shkon që ne heqim vizat dhe të mbajmë lejet. Eshtë e domosdoshme që të bëjmë ndërhyrje qoftë ligjore, qoftë me VKM dhe të gjithë këtyre qytetarëve tu njihet me të njëjtën vlerë leja e drejtimit që kanë marrë në Greqi, Itali dhe kudo që jetojnë. Eshtë e shumë rëndësishme që të procedojmë sa më shpejt.

Së dyti, po këtu ka një problem, i cili do të shqyrtohet, që është çështja e pagesës. Duhet të gjendet forma e shërbimit më të shpejtë, më pak të mundimshëm në këtë çështje. Le të bëjmë një lloj programimi tjetër që të mos ketë rradhë dhe mundime në pagesën e taksës dhe në kontrollin e makinës.”

KOMENTE