English

Trupi i të ndjerit komisar Musa Skura, mbërrin nesër. Ai do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Trupi i të ndjerit komisar Musa Skura, do të mbërrijë në Tiranë mëngjesin e së enjtes.

Trupi mendohet të arrijë rreth orës 08.00-09.00, në Portin e Durresit, ndërsa homazhet në nderim të tij do të zhvillohen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, duke filluar nga ora 11.00 deri me 12.30 dhe ceremonia e varrimit do të realizohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise së Shtetit.

Trupi, pas ceremonisë më pas do të prehet në banesën e fundit, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga ora 12.30 derinë 13.30.

Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.

KOMENTE