Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zana Xhuka, emërohet në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
English

Zana Xhuka, emërohet në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

Në Ministrinë e Mbrojtjes, paraditen e sotme u zhvillua një ceremoni e veçantë me rastin e përcjelljes së zëvëndësministres së Mbrojtjes, zj. Zana Xhuka, e cila është emëruar në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvëndësministri i Mbrojtjes z. Ekrem Spahiu, gjeneralë, drejtorë, ushtarakë dhe punonjës të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, duke uruar zj. Xhuka për detyrën e re, u shpreh: “Sot po bëjmë këtë takim me rastin e përcjelljes së zëvëndësministres, zj. Zana Xhuka. Jemi shumë të lumtur që zj. Xhuka shkon në një detyrë të lartë që është emërtesë e Parlamentit dhe që mori pëlqimin dhe votën e Parlamentit Shqiptar për të shkuar në këtë detyrë kaq të rëndësishme. Zj. Zana Xhuka është rritur si personalitet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka 20 vjet që shërben në këtë ministri, nga ku ka kaluar të gjitha shkallët e karrierës së saj. Ajo gjithashtu ka arritur nivelin e arsimimit dhe të dijeve të saj dhe para tetë vjetësh është emëruar zëvëndësministre e Mbrojtjes, detyrë që e ka kryer në mënyrë të shkëlqyer”. Më tej, ministri Imami ka falënderuar zj. Zana Xhuka për gjithë ndihmën, mbështetjen, suportin dhe moralin intelektual dhe profesional që ka dhënë gjatë këtyre viteve. “Zana ka qenë jo vetëm një profesioniste e zonja dhe një zbatuese e ligjit, por edhe një njeri që ka pasur një zemër të madhe”, -ka nënvizuar z. Imami.

Më pas, ministri Imami i ka dhuruar zj. Zana Xhuka një tufë me lule dhe një skulpturë simbolike që paraqet dhinë e egër, e cila është realizuar me mbetje të municioneve të tepërta gjatë procesit të demontimit. Duke i dhënë këtë dhuratë simbolike, ministri Imami theksoi se, dhia e egër është shumë e lidhur me Ballkanin dhe kulturën bazë të tij. Më mirë se tek shqiptarët, mendoj se në asnjë vend tjetër kjo nuk ka mbetur. Brirët e dhisë i gjejmë tek Pirro i Epirit, Aleksandri i Maqedonisë dhe tek Skënderbeu, ndaj i kemi edhe në uniformat tona ushtarake. Në vijim ministri Imami ka theksuar se, dhia e egër është shenjë dhe simbol i fuqisë, sepse është pikërisht kjo dhi, e cila mëkonte perënditë, madje dhe Zeusin e madh pellazgjik, i cili pinte nga një dhi që quhej “Dhia e Tamlit”.

Nga ana e saj, zj. Zana Xhuka pasi ka falënderuar të gjithë të pranishmit u shpreh: “Unë jam ndoshta një nga njerëzit, që ka çfarë të thotë dhe do donte të fliste fort në këtë moment, por unë po mendoja dy gjëra që të ishin simbolike. Ka disa njerëz dhe disa histori që nuk largohen kurrë dhe unë besoj se jam një nga ato. Nuk e di a do të mbetem tek ju, por është e sigurtë që unë si person do të mbetëm në këtë ministri, sepse kam dhënë një kontribut shumë të gjatë”. Në fund të fjalës së saj, zj. Xhuka i uroi të gjithë të pranishmëve në këtë takim përshëndetës, suksese, shëndet dhe lumturi në punë dhe në familjet e tyre.

KOMENTE