Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS në pushtet, s'ka taksë për biznesin e vogël
English

PS në pushtet, s'ka taksë për biznesin e vogël

“Saliu është në panik. Nuk guxon të thotë asnjë fjalë për programin e tij, sepse e ka vetëm grumbull dështimesh”, ka replikuar kështu me argumente Sekretari socialist për Programin Ilir Beqja, duke renditur disa nga këto dështime. Duke iu referuar edhe ankesave të shumta që Dhomat kryesore të Tregtisë kanë shfaqur në lidhje me abuzimin, paparashikueshmërinë, korrupsionin dhe taksën e kohës, Beqja u shpreh se është Programi për një Rilindje Shqiptare që i jep një përgjigje përfundimtare të gjithë këtyre shqetësimeve të biznesit dhe sipërmarrjes në vend.

Në analizën e tij Beqja argumentoi me shifra se pse politikat fiskale të kësaj qeverie kanë dështuar totalisht dhe kanë sjellë rritje të numrit të familjeve që jetojnë ndihmë ekonomike, si dhe rënie dramatike të konsumit të familjeve shqiptare.

Beqja në emër të Partisë Socialiste ka shprehur vendosmërinë për realizimin e programit për Rilindjen e vendit. Një nga angazhimet e programit që u bë publik edhe sot nga Sekretari Beqaj është se planin kombëtar të përgjithshëm socialistët do ta hartojnë në 2 vitet e para, ndërsa koncesione të pa kërkuara nuk do të ketë më.
Ne fjalen e tij Sekretari për Programin ne Partine socialiste Ilir Beqja ka theksuar:

"Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël pasi sot këta të vetëpunësuar që mbajnë me mundin e tyre jetën e 400 mijë shqiptarëve kanë barrë tatimore më të rëndë se një hotel luksoz në qendër të Tiranës apo edhe se një avokate që prej babit arrin shpërblime 3 milionë dollarë për transaksion. Zhvillimin ekonomik, thithjen e investimeve të huaja nuk e pengon apo nxit taksa e sheshtë apo ajo progresive.

E pengon taksa e kohës, taksa që shpenzojnë sipërmarrjet për t’u përditësuar me ndryshimet e shpeshta të legjislacionit tatimor. 74 herë janë ndryshuar 6 ligjet bazë tatimore. Dje e tha edhe Dhoma gjermane e Tregtisë. E kemi thënë, që, në programin bazë që politikat tona fiskale do të jenë të parashikueshme. Nuk mund të rilindë vendi nëse nuk hiqet taksa e kohës.

E pengon taksa e korrupsionit, taksa që shpenzojnë sipërmarrjet si pasojë e arbitraritetit e korrupsionit të administratës fiskale. E kemi denoncuar në vijimësi. Dje e tha edhe Dhoma shqiptaro-amerikane e Tregtisë. Nuk mund të rilindë vendi nëse nuk hiqet taksa e korrupsionit.

E pengon mungesa e rendit dhe e sigurisë publike. Kërcënimet, grabitjet, eksplozivi, vrasjet, zhvatjet janë rikthyer frikshëm në mjedisin ekonomik dhe sipërmarrës në Shqipëri. Nuk mund të rilindë vendi nëse nuk kthehet qetësia dhe siguria. Ne do ta vendosim rendin publik brenda 300 ditëve.

E pengon mungesa e planit të përgjithshëm kombëtar. Prandaj investitorët janë të shtrënguar të shkojnë vetëm tek një zyrë e vetme avokatie, e cila të kopsit letra për koncesione të pa kërkuara dhe të jep edhe bonusin që të fitosh garën. Nuk mund të rilindë vendi nëse nuk dihet qartë se çfarë do të zhvillohet dhe ndërtohet, ku do të zhvillohet dhe ndërtohet dhe çfarë do të ndodhë rreth e qark. Planin e munguar kombëtar ne do ta hartojmë brenda dy vjetësh, ndërsa koncesione të pa kërkuara nuk do të ketë më.

Të gjitha këto janë në programin tonë për një Rilindje shqiptare. Prandaj është në panik Saliu. Nuk guxon të thotë asnjë fjalë për programin e tij sepse e ka vetëm grumbull dështimesh. Por, që Shqipëria të rilindë duhet vota juaj në 23 qershor 2013".

KOMENTE