Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët pyesin: përse duhen shitur HEC-et
English

Shqiptarët pyesin: përse duhen shitur HEC-et

Deklarata për media e deputetit Eduard Shalsi:

Sikundër jeni në dijeni disa ditë më parë kemi depozituar një kallëzim në prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje me vendimin e Qeverisë Shqiptare për të shitur 4 HEC-t, Ulzës, Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2. Ndërkohë që do të donim të shpresonim që prokuroria të vijonte hetimin e kësaj çështje ne po vazhdojmë t’i shpjegojmë shqiptarëve arsyen e këtij denoncimi.

Argumenti ynë ka të bëjë me faktin se qeveria shqiptare brenda një kohe të shkurtër ka shitur nga njëra anë HEC-in e Lanabregasit me një çmim 3 milion euro për 1 MW fuqi të instaluar dhe nga ana tjetër 4 HEC-et për 109.5 milion euro, që do të thotë 1.4 milion euro për 1 MW fuqi të instaluar. Të mos harrojmë se qeveria shqiptare ka marrë kredi për të modernizuar teknologjinë e Hidrocentraleve të Bistricës vetëm pak vite më parë. Kredi të cilën pas shitjes do të vazhdojë ta paguajë shteti shqiptar.

Pikëpyetjet e diferencave të çmimeve deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje serioze. Po përse duhen shitur këto HEC-e – pyet sot me të drejtë çdo shqiptar. Çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin? Qeveria shqiptare nuk i ka bërë asnjëherë publike bilancet dhe pasqyrat financiare të këtyre HEC-eve. Përse kjo mungesë transparence? Përse qeveria nuk është e interesuar t’i tregojë shqiptarëve se çfarë të ardhurash gjenerojnë këto HEC-e në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi, biznesmen ose jo, të ketë mundësinë të kuptoje dhe gjykojë. Kjo do të ndihmonte debatin publik dhe do të ofronte edhe zgjidhje të përshtatshme dhe realiste në interes të të gjithëve.
Përse një pasuri e përbashkët, fryt i mundit dhe sakrificave të shqiptarëve del në shitje pa u diskutuar gjerësisht me specialist të fushës apo profesioniste që janë marrë gjatë dhe thellë me të tilla procese? Çfarë e shtyn qeverinë që me nxitim të shesë këto HEC-e?

Si shpjegohet që ka një ligj të miratuar nga Parlamenti në lidhje me privatizimin e sektorëve strategjike ku përcaktohet kërkesa që blerësi të jetë me eksperiencë në fushën e menaxhimit të sipërmarrjeve të prodhimit të energjisë elektrike. Kërkesa fillestare flet për investitorin strategjik, i cili duhet të jetë një operator me reputacion rajonal dhe me aktivitet në tregun ndërkombëtar të energjisë dhe më pas kjo kërkesë hiqet me VKM duke i hapur rrugë çdo lloj investitori dhe këtë gjë e dinë vetëm pak vetë. Apo nuk ishte e interesuar qeveria shqiptare për t’i patur sa më shumë kompani të interesuara.

Ne gjykojmë se kemi të bëjmë me një shitje aspak të leverdisshme për shqiptarët madje do të thonim se kemi të bëjmë me një shitje kundër interesave afatmesme dhe afatgjata të shqiptarëve. Vendimi për t’i shitur të 4 HEC-et është një veprim i gabuar dhe me ndikime negative ekonomike dhe sociale ndaj do t’i kërkonim qeverisë të pezullojë aktin e shitjes së 4 HEC-eve.

KOMENTE