Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skenë rrënqethëse. Humbin jetën 3 anëtarë të familjes
English

Skenë rrënqethëse. Humbin jetën 3 anëtarë të familjes

Mëngjesin e sotëm një aksident tepër tragjik ka ndodhur në rrugën Rropotovo-Llazhani, ku 3 persona të një familje kanë humbur jetën.

Ekipet e shpëtimit të cilat kishin ardhur në vendin e fatkeqësisë ku kanë humbur jetën 26 vjeçari Lirim Saitoski së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre tre vjeçar, kanë parë një skenë rrëqethëse.

Banorët të cilët e kanë parë automobilin e përmbysur në kanalin e fshatit Llazhani të Prilepit, ku kryesisht banojnë shqiptarë, kanë theksuar se babai në përpjekje për të shpëtuar të paktën djalin në njërën dorë ka mbajtur lart djalin, kurse në dorën tjetër është munduar që ta hapë derën e veturës.

Nëse nuk do të kishte qenë e përmbysur vetura, ai sigurisht do t’ia kishte dalë ta shpëtonte të paktën djalin, por nuk ka mundur ta largojë rripin e sigurisë.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ka qenë rruga e ngrirë, ku Lirim Saitoski 26 vjeçar me veturën e tij ishte përmbysur në hyrje të fshatit të tij.

Lirim Saitoski ka qenë bujk ndërsa ka qenë duke u kthyer nga spitali rreth orës 2.30 minuta ku e kishte dërguar për kontroll djalin e tij i cili kishte pasur temperaturë të lartë shkruan zhurnal.

KOMENTE