Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës ndryshon linjat e transportit publik. Ja si do të lëvizet
English

Bashkia e Tiranës ndryshon linjat e transportit publik. Ja si do të lëvizet

Për shkak të rikonstruksionit të rrugës “28 Nëntori”, bashkia e Tiranës informon qytetarët, operatorët e transportit publik, se itinerari i lëvizjes së këtyre mjeteve do të kryhet si më poshtë vijon:

Mjetet e transportit publik qytetës të linjave “Qendër – Sauk – Sanatorium”, Qendër – ish - Uzina e Autotraktorëve – Qendër”, “Qyteti i Studentit” dhe Qendër – “Mihal Grameno” – Qendër”, lëvizja do të vazhdojë përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, do të kthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të kthehen në rrugën “Abdi Toptani” dhe do të pozicionohen në stacionin fundor, në rrugën “George W. Bush”.
Mjetet e transportit publik qytetës të linjës “Qendër – Porcelan – Qendër”, TEG do të pozicionohen në stacionin fundor, në rrugën “Luigj Gurakuqi” do të kalojnë në sheshin “Skënderbej”, do të vazhdojnë përsëri në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, duke lëvizur sipas itinerarit të zakonshëm.
Mjetet e transportit publik urban qytetës të linjës “Qendër – Tufinë – Qendër”, nga rruga e “Dibrës” do të kthehen në segmentin pas Pallatit të Kulturës, deri tek rruga “Luigj Gurakuqi” dhe do të pozicionohen në stacionin fundor në këtë rrugë.
Linjat rrethqytetëse të Paskuqanit, Babrru dhe Linzë do të stacionohen në segmentin pas Pallatit të Kulturës.
Segmenti rrugor pas Pallatit të Kulturës do të kthehet me dy sense lëvizje, vetëm për mjetet e transportit publik.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar të gjithë operatorët e transportit publik, të marrin të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me kontratën për informimin e qytetarëve, lidhur me stacionet e ndryshuara fundore.


Në rrugën “Brigada VIII” do të kryhen punime të ndara në dy faza ndërtimore:

Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në segmentin e rrugës “Brigada e VIII”, sipas fazave ndërtimore
Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Ibrahim Rugova”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës së parë.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Sami Frashëri”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës dytë.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Në rrugën ” Pjetër Bogdani” do të kryhen punime, të ndara në tre faza ndërtimore:

Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani”, sipas fazave ndërtimore.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Ibrahim Rugova”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës së parë.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Sami Frashëri”, deri në ndërprerjen me rrugën “Vaso Pasha”, deri në përfundimin e punimeve të fazës së dytë.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin nga rruga “Sami Frashëri”, deri në ndërprerjen me rrugën “Gjin Bue Shpata”, deri në përfundimin e punimeve të fazës dytë.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i bulevardit ”Petro Nini Luarasi”, informojmë qytetarët, drejtuesit e mjeteve, se punimet në këto rrugë do të kryhen si më poshtë vijon:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin ” Petro Nini Luarasi”, në anën veriore, nga bulevardi ”Bajram Curri”, rruga ”Zonja Çurre”, deri tek rruga ”Taulantia” (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje), deri në përfundimin e fazës parë.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin ”Petro Nini Luarasi”, në anën jugore, nga bulevardi ”Bajram Curri”, rruga ”Zonja Çurre”, deri tek rruga ”Taulantia” (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje), deri në përfundimin e fazës dytë.
Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor të bulevardit “Petro Nini Luarasi”, sipas fazave ndërtimore.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Me fillimin e punës për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës së “Dibrës”, Bashkia e Tiranës informon qytetarët se plani i organizimit të lëvizjes të automjeteve gjatë punimeve, do të jetë si më poshtë:

Në rrugën e ”Dibrës” punimet do të kryhen të ndara në tre faza ndërtimore, si më poshtë:

Faza 1:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl”, (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje).
Qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje - perëndim.
Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor, sipas sinjalistikës së vendosur.
Faza 2:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e ”Barrikadave”, deri në kryqëzimin me rrugën “Siri Kodra”, (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje).
Qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën e “Barrikadave” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje - perëndim.
Gjatë kësaj faze, stacioni i linjave të transportit urban do të zhvendoset në rrugën “Ferit Xhajko”, para kryqëzimit me rrugën “5 Maji”.
Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor.
Faza 3:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e ”Barrikadave”, deri në afërsi të sheshit “Skënderbej”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e “Barrikadave”, deri në hyrje të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i mundur gjatë gjithë kohës ndërtimore.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake do të marrë të gjithë masat, për mbarëvajtjen e trafikut në këtë aks rrugor. Ajo falenderon qytetarët për mirëkuptimin, lidhur me vonesat që mund të shkaktohen gjatë punimeve, për rikonstruksionin e këtyre segmenteve rrugore!

KOMENTE