Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martin Schulz: marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të përfundojnë me njohje reciproke
English

Martin Schulz: marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të përfundojnë me njohje reciproke

"Njohja reciproke mes Prishtinës e Beogradit është kushti të cilin KE-ja mendon se Serbia duhet ta plotësoi për tu anëtarsuar në Bashkimin Evropian".

Këto kanë qënë fjalët e Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz ditën e sotme në takimin në Bruksel.
Pas bisedës që ka patur me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ai ka deklaruar:

"“marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në zhvillimin paqësor duhet të përfundojnë, siç e shohim ne, me njohjen reciproke”.
Duke e cilësuar këtë proces si të vështirë, por jo të pamundshëm, presidenti i PE-së ka thënë se presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, dhe të tjerë në BE, e cilësojnë këtë si problem të vështirë të brendshëm, “pasi që disa nga shtetet tona nuk e njohin Kosovën, por Bashkimi Evropian, si tërësi, kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën”.

Ai ka shtuar se kjo është “një prej çështjeve më të ndjeshme për të dyja palët, për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian”.

KOMENTE