Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndrea Prendi dhe Agim Llupo dënohen me burg
English

Ndrea Prendi dhe Agim Llupo dënohen me burg

Në seancën e 39-të të procesit që zgjati tetë muaj, Prokuroria e Tiranës shpalli konkluzionet të pandehurit e ngjarjes së 21 janarit, ish-shefin e Gardës së Republikes Ndrea Prendin, ish-oficerin Agim Llupo dhe ish-shoferin Margarit Kume.

Kërkesa e prokurorisë është për dënimin me 23 vjet burg ndaj Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.
Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi duke folur në seancën gjyqësore ka deklaruar se, nuk besonte se prokuroria do të niste hetimet për “21 Janarin”. “Nuk ma merrte mendja, që prokuroria do niste hetimet që mbrëmjen e 21 janarit. Prokuroria hetoi gardën, efektivat e së cilës u sulmuan egërsisht në krye të detyrës”, tha Prendi.

Konkluzionet e prokuroreve Blerim Tominaj dhe Adriatik Cami u ndoqën edhe nga përfaqesues të Ambasadës Amerikane dhe të Avokatit të Popullit. Prokurorët për një orë e gjysmë përshkruan se si u moren masat për demonstraten, se gjatë asaj dite gardistët kanë kryer 500 qitje, nga të cilat rezulton se është qëlluar jo vetëm me plumba manovër, por edhe me fishekë të vërtetë.

1625

KOMENTE