Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: rishikim i përpiktë i qytetarëve shqiptarë që kanë marrë vula moshyrjeje në vendet e tjera
English

Berisha: rishikim i përpiktë i qytetarëve shqiptarë që kanë marrë vula moshyrjeje në vendet e tjera

Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Brendshëm të trajtojnë rastet e qytetarëve shqiptarë që kanë marrë dikur vula moshyrjeje në vende të tjera, të cilët “nuk do ta kishin marrë atë, nëse do të ekzistonte sistemi i tanishëm”. Këtë kërkesë Kryeministri e parashtroi në mbledhjen e qeverisë, ndërsa prezantoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar”, i propozuar nga Ministri i Punëve të Jashtme.

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Ne jemi të vendosur të kemi bashkëpunimin më të ngushtë me vendet mike, vendet partnere dhe i përmbahemi asaj që shqiptarët duhet të jenë një faktor kontribuues në zhvillimin e këtyre vendeve dhe jo në të kundërtën. Kjo marrëveshje është firmosur edhe me vende të tjera.

Zoti ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm, gjatë këtyre 20 viteve, për arsye të vetëkuptueshme janë një numër shumë i madh qytetarësh shqiptarë që kanë marrë vite më parë vula largimi, sepse kanë shkelur rregullat dhe normale që është e drejtë. Është mirë që të kenë një sistem parashkrimi, në kuptimin që një njeri që ka bërë një gabim, por nuk është kapur në asnjë krim apo trafik, t’u kërkohet një nga një vendeve. Nëse do të kishte qenë ky sistem, asnjë prej tyre nuk do të kishte një vulë moshyrjeje më në atë vend. Dikush ka bërë një herë një gabim, ka shkuar, tani duhet parë se janë jo pak qytetarë. Kjo duhet të trajtohet vend pas vendi dhe me të gjitha të dhënat e plota, pavarësisht sa janë ata. Ne duhet të qëndrojmë prapa interesit të drejtë të çdo qytetari. E tillë ka qenë historia jonë, shumë e dhimbshme, pasi në vitet ’90 asnjë komb në Europë nuk u gjet si ne, qytetarë pa asnjë mjet jetese, pa asnjë pronë, në tërësi pa punë, ndaj dhe u larguan. Shumica prej tyre ndërtuan jetën dhe janë qytetarë të respektuar në ato vende, të tjerë janë kthyer për këto motive. Mirë është ta shohim këtë problem me të gjitha vendet mike.”

***

Kryeministri Berisha trajtoi sot në mbledhjen e qeverisë edhe përfshirjen e pozicionit të teknologut ushqimor industrinë ushqimore, si standard i rëndësishëm i kësaj industrie, që rrit garancinë e sigurisë ushqimore, por edhe suksesin e sipërmarrjes.

Duke parashtruar kërkesën e Dekanes së Fakultetit Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor, Kryeministri u shpreh: “Gjykoj se me shumë të drejtë në përcaktimet tona të pozicionohet roli i teknologut ushqimor. Industria ushqimore po merr një zhvillim gjithnjë e më të madh. E vërteta është se kjo degë është një nga degët që po fuqizohet me shpejtësi dhe do të fuqizohet edhe më shumë. Gjëja më normale është prania në standardet e punës së kësaj industrie të teknologëve ushqimorë, prania e vajzave e djemve të shkolluar në këto sipërmarrje - unë jam i bindur se janë, - por, natyrisht, ne nuk i diktojmë tregut. Për këtë, duhet të shqyrtohet legjislacioni, nëse ka boshllëqe. Prania e teknologëve në tërësi është një garanci më e madhe, qoftë për suksesin e biznesit, por edhe për sigurinë ushqimore, që është një element bazë, themelor, që duhet pasur parasysh në këtë industri.”

KOMENTE