English

Zyrtarët kosovarë thonë JO, Bashkimi Europian thotë PO

Bashkimi Evropian ka dhënë prej disa ditësh alarmin se shifrat e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit është rritur në qindra herë.

Por zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës insistojnë se numri i azilkërkuesve nga Kosova në shtetet e BE-së ka shënuar rënie.
Viti 2012 ka pasur një rritje për azil nëpër shtetet evropiane, nëse bëjmë një krahasim ndërmjet muajve të parë të vitit me ata të fundit.

Ndërsa vendi ku ata janë drejtuar më së shumti mbetet Franca, njësoj sikur edhe viteve të kaluara. Migrimi ilegal dhe ndërprerja e azilkërkuesve është kushti kryesor i Prishtinës, nëse ajo dëshiron të fitojë liberalizimin e vizave, tha për gazetën “Zëri”, Tove Ernst, zëdhënëse e komisares evropiane, Michele Malmstrom, e cila merret posaçërisht me emigrimin ilegal në Evropë.

Sipas Eurostatit, Kosova renditet në 10-shen e parë të vendeve me më së shumti azilantë.

Ajo renditet menjëherë pas Sirisë, Afganistanit, Rusisë, Pakistanit, Somalisë, Iranit, Gjeorgjisë e Irakut. Statistikat tregojnë se në tre muajt e parë të vitit 2012, nga Kosova azil kanë kërkuar 1 970 qytetarë.

KOMENTE