Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Pasqual. SHBA mbështet fuqishëm projektet që do të sjellin gaz natyror
English

Berisha-Pasqual. SHBA mbështet fuqishëm projektet që do të sjellin gaz natyror

Gjatë qëndrimit në Mynih, ku mori pjesë në Konferencën e 49-të të Sigurisë, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Ambasadorin Carlos Pascual, i dërguar i posaçëm dhe koordinator për çështjet e energjisë ndërkombëtare në Departamentin e Shtetit në SHBA.

Në takim u diskutua gjerësisht për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për rajonin e Europës Jug- Lindore dhe Europës, realizimi i projekteve të furnizimit me gaz natyror. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha ritheksoi faktin se, projekti TAP mbetet projekti më fizibël, më i detajuari nga pikëpamja teknike dhe me interesin më të madh ekonomik për rajonin dhe për Europën dhe njëkohësisht një projekt që gëzon tashmë një mbështetje të gjërë politike e të gjithanshme në Rajon e më gjërë.

Në këtë kontekst Kryeministri Berisha e falenderoi përzemërsisht për mbështetjen që SHBA dhe qeveria amerikane i ka dhënë në vijimësi diversifikimit të burimeve të energjisë dhe projekteve që do të bëjnë të mundur furnizimin me gaz natyror të rajonit si një burimi jashtëzakonisht efikas dhe i qëndrueshëm i energjisë dhe një faktor madhor për zhvillimin e modernizimin e ekonomive të tyre, por edhe rritjes së mirëqenies së popujve të tyre.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit Carlos Pacual theksoi se, qeveria amerikane beson fuqishëm që vendet e rajonit dhe popujt e tyre duhet të kenë akses në furnizimin me gaz si një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre. SHBA mbështet fuqishëm zhvillimin e projekteve që do të sjellin gaz natyror nga fushat e Shah Deniz si një hap shumë i rëndësishëm për diversifikimin e burimeve të energjisë në Europë, çka do të përbëjë një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Europën dhe Rajonin.

Në këtë kontekst, ambasadori Pascual e falenderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe qeveria e tij, i ka dhënë në vijimësi perspektivës së projekteve të furnizimit me gaz natyror të Rajonit. Ai vlerësoi në veçanti bashkëpunimin ndërqeveritar në Rajon midis qeverisë shqiptare asaj të Greqisë dhe të Italisë, të cilat ndodhen në fazën përgatitore të nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi për këtë qëllim.

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i qeverisë së SHBA për energjinë ndërkombëtare Carlos Pasqual e siguroi kryeministrin Berisha se, një material i përgatitur nga stafi i një senatori nuk shpreh aspak qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane dhe theksoi se, qeveria e tij do të mbështesë fuqishëm projektin që do të përzgjidhet përfundimisht për transmetimin e gazit nga Shah Deniz.

KOMENTE