Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria shqiptare ka financuar me 25.750 USD, fushatën për kandidatin Mit Romney
English

Qeveria shqiptare ka financuar me 25.750 USD, fushatën për kandidatin Mit Romney

“Podasta Group” kompania amerikane ka publikuar një raport, sipas të cilit qeveria shqiptare ka financuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë, konkretisht kandidatin republikan Mit Romney. Lajmin e ka bërë të njohur gazeta “Shqip”, sipas të cilës dollarët e dhënë nga qeveria shqiptare janë publikuar nga

“Podesta Group”, në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë të qeverisë amerikane. Mësohet se qeveria Berisha ka financuar edhe disa emra për kandidatë në Kongres dhe në Senat. Në total, shuma e parave është 25.750 USD.

Kjo shumë bërë në kuadër të marrëveshjeve që qeveria shqiptare ka me “Podesta Group”, e cila ka lobuar në emër të një imazhi më të mirë për ekzekutivin shqiptar. Në 8 vjet të qeverisjes së tij, Berisha ka shpenzuar 2 milionë dollarë për dy kompani amerikanë që lobojnë në emër të qeverise shqiptare, “Paton Boggs” dhe “Podesta Group”.

Disa ditë më parë janë publikuar disa fakte rreth firmosjes së një kontrate të qeverisë shqiptare me firmën amerikane të lobimit, “Patton Boggs”, me qendër në Washington. “Patton Boggs” ka bashkëpunuar me qeverinë shqiptare disa herë, duke qenë edhe si konsulent në çështjet e privatizimit të disa ndërmarrjeve shtetërore. Fondacioni amerikan “Sun Light” jep disa të dhëna, të cilat tregojnë se të gjitha partitë politike në Shqipëri, që nga Partia Demokratike deri tek PS-ja, kanë kontrata me firma konsulente me mjaft ndikim në këtë fushë. Ndërkohë që burime financiare të partive nuk janë bërë të ditura.

KOMENTE