Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arben Malaj vizitë dhe bisedime zyrtare me kongresmenët amerikanë
English

Arben Malaj vizitë dhe bisedime zyrtare me kongresmenët amerikanë

Deputeti i PS Z. Arben Malaj ndodhet në një vizitë disa ditore në SHBA. Gjatë kësaj vizite së ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të politikës Amerikane, ku ndër to veçohen takimet me kongresmenët amerikanë, Robert B. Aderholt dhe Eliot Engel, të cilët kanë një kontribut dhe aktivitet të veçantë politik në mbrojtjen dhe avancimin e çështjes shqiptare.

Fokusi kryesor i bisedimeve me kongresmenët u përqëndrua në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit, duke theksuar nevojën për një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent të cilat përmbushin standartet demokratike të zgjedhjeve, mbështetur kjo dhe me një monitorim të vëmendshëm për të parandaluar çdo cënim apo devijim të vullnetit të qytetarëve në rezultatin final të zgjedhjeve.

Një tjetër moment i rëndësishëm i bisedimeve ishte edhe procesi i integrimeve europiane dhe zhvillimeve të fundit në rajon. Bashkëbisedues ranë në të njëjtin mendim se klasa politike në vend duhet të punojë më shumë për përmbushjen e aspiratave të qytetarëve shqiptarë, duke vendosur në fokus kryesor dialogun midis aktorëve politikë dhe arritjen e kompromisit për një pershpejtim të hapave drejt anëtarësimit të vendit në BE. Duke theksuar se anëtarësimi i në BE është rruga e duhur e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit për vendet e rajonit të Ballkanit.

KOMENTE