Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama zgjidhet zv/president i Internacionales Socialiste
English

Edi Rama zgjidhet zv/president i Internacionales Socialiste

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është zgjedhur Zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, pasi kandidatura e tij fitoi një mbështetje të gjerë gjatë punimeve të Këshillit të Internacionales Socialiste, që u mbajt në Cascais të Portugalisë në datat 4-5 shkurt.

Kreu i PS, i shoqëruar edhe nga deputetët e kësaj partie, Olta Xhaçka dhe Taulant Balla, ka marrë pjesë në punimet e këtij këshilli dhe pas votimit unanim që e shpalli atë Zëvendëspresident të Internacionales Socialiste ka theksuar: “Është një moment i jashtëzakonshëm, një emocion i fortë, është vlerësimi më domethënës që merr Partia Socialiste. Mbështetja për kandidaturën time është në të vërtetë vlerësim për gjithçka kemi bërë të gjithë së bashku. I falënderoj të gjithë dhe u jam mirënjohës për përpjekjet, për sakrificat, për kontributet dhe vlerat që i kanë dhënë familjes sonë politike. Sot u vlerësua përpjekja e mundimshme në një rezistencë opozitare për lirinë e zgjedhjeve, për institucione të forta, për një Shqipëri që duhet të jetë ndryshe dhe të cilën ne do ta bëjmë ndryshe. Padyshim, që u vlerësua programi ynë i Rilindjes Shqiptare dhe gjithçka që ne, e përsëris së bashku dhe vetëm së bashku, kemi bërë dhe do të bëjmë për Shqipërinë. Po ashtu, u vlerësua roli i PSSH si një forcë e rëndësishme politike, për rajonin tonë dhe për frymëzimin, mbi bazën e vlerave dhe të parimeve të socialistëve dhe progresistëve, që përcjellin në gjirin e Internacionales, në gjirin e Partisë Socialiste Europiane, në gjirin e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të rajonit, të Europës dhe botës mbarë”.

Ky ka qenë takimi i parë për këtë vit i Këshillit të Internacionales Socialiste, pas kongresit të XXIV, të zhvilluara vitin e kaluar në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Kryesocialisti Rama, me zgjedhjen e tij si Zv.President i Internacionales Socialiste rreshtohet përkrah emrave të njohur të politikës botërore, si Kryeministri belg, Elio Di Rupo, Kancelari i Austrisë, Alfred Gusenbauer, Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, Presidentit të Irakut Jalal Talabani, Presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma apo edhe Kryetarit të grupit parlamentar të socialistëve dhe progresistëve në Parlamentin Europian, Hannes Sëoboda. I pyetur se çfarë domethënieje ka për Shqipërinë prania e tij në presidiumin e Internacionales Socialiste, kryesocialisti Rama ka nënvizuar: “Është një presidium që në përgjithësi u dedikohet krerëve të shteteve dhe kryeministrave të zgjedhur nga forcat socialiste e progresiste dhe kjo e bën edhe më domethënës këtë moment për ne sepse i jep Partisë Socialiste të Shqipërisë vlerësimin më të madh nga familja më e madhe e socialistëve dhe progresistëve të botës”.

KOMENTE