English

Eduard Halimi: Rama, sulmoi shtetin e së drejtës, për të mbrojtur vetveten

Drejtësia shqiptare, shpalli të pafajshëm tre gardistët që mbrojtjen institucionet kushtetuese më 21 janar, me verdiktin se kishin zbatuar plotesisht ligjet e Republikes së Shqiperisë.

Lidhur me reagimet që opozita ka bërë në drejtim të vendimit të sotëm, ka reaguar ministria e drejtësisë ku përmes ministrit Halimi ka dhënë një deklarate për media e cila jepet më poshtë:

"Edi Rama dhe Partia Socialiste sulmuan sot në mënyrë të paprecedente drejtësinë shqiptare, pasi ajo shpalli të pafajshëm tre gardistët që mbrojtjen institucionet kushtetuese më 21 janar, duke zbatuar plotesisht ligjet e Republikes se Shqiperise.
Me këtë akt të pazakontë në historinë e demokracisë shqiptare dhe botërore, Edi Rama, sulmoi shtetin e së drejtës thjesht dhe vetëm për të mbrojtur vetëveten, si arkitekti kryesor i dhunës së 21 janarit.
Edi Rama është i vetmi politikan që komenton sistematikisht vendimet e gjykatave, duke dashur t’i shndërrojë ato në vendime politike.
Ne fakt, që nga ajo ditë tragjike për familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshëm i institucioneve shtetërore, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër vecse e ka politizuar këtë process, duke ushtruar presion sistematik për dy vjet me radhe, per cdo dite dhe cdo minute, mbi drejtesine shqiptare, per te ardhur ne kete dite kur i futi thonjte ne fyt nje pushteti tjeter qe nuk varet nga askend.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqenjë vendimet e saj, dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë përshtat.
Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Rucit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë.
Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm.
Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës.
Ndaj sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t’i afrohen edhe karriges së tij.
Shqiptarët dhe cdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit të një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar parlamentin.
Por shqiptarët më në fund e kanë kuptuar modelin Rama: model që ben presion politik mbi cdo institucion te pavarur, sistematikisht derisa ne fund kerkon ti asfiksoje ato totalisht.

KOMENTE