English

Alfred Zijai, futbollisti vlonjat, ndahet nga jeta

Mëngjesin e ditës së sotme është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare, ish-futbollisti i Flamurtarit, Kombëtares dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit Alfred Zijai.

Ai kishte disa vite që vuante nga ciroza hepatike dhe ditët e fundit ishte shtruar në spital pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar mjaft.

Zijaji ka lindur në Vlorë dhe që në moshën e fëmijërisë ai ka shfaqur aftësitë e tij prej futbollisti, të cilat i konkretizoi duke i vënë në zbatim me ekipin e Flamurtarit.

Ai ka zhvilluar edhe takime edhe me ekipin Kombëtar në kuadër të Eliminatorëve të Kampionatit Europian e Botëror. Pas largimit nga fusha e blertë, Alfredi nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet me futbollin. Gjatë këtyre tre viteve të fundit ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Homazhet për futbollistin vlonjat të talentuar do të zhvillohen në Pallatin e Sportit në Vlorë.

KOMENTE