Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë-Maqedoni firmoset marrëveshja për realizmin e të drejtës në pension
English

Kosovë-Maqedoni firmoset marrëveshja për realizmin e të drejtës në pension

Pas një periudhe trevjeçare të negocimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes dy vendeve, dje është nënshkruar për herë të parë marrëveshja me Republikën e Maqedonisë në sferën e pensioneve. Këtë marrëveshje nga ana e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar z. Nenad Rashiq dhe nga Republika e Maqedonisë, homologu i tij z. Spiro Ristovski, marrëveshje kjo që konfirmon periudhat e sigurimit për realizmin e të drejtës në pension për të gjithë ata që kanë punuar në shtetin e Maqedonisë dhe anasjelltas.

Ministri Rashiq, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ka thënë se kjo marrëveshje është baza ligjore për një bashkëpunim edhe në të ardhmen në realizimin e të drejtës në pension të qytetarëve që duhet ta gëzojnë këtë të drejtë.

Edhe homologu i tij nga Republika e Maqedonisë, z. Spiro Ristovski, ka siguruar që kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të mundësoj realizimin e të drejtave të një numri të madh të qytetarëve që kanë pasur një stazh pune në të dyja vendet.

Të dy ministrat e të dyja shteteve ranë dakord që vazhdimin e bashkëpunimit ta thellojnë dhe më shumë edhe në fushat e ndryshme për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e zakonshëm.

KOMENTE