Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arben Dumani, Bosi shqiptar i bandës skoceze të kokainës bie nën pranga (VIDEO)
English

Arben Dumani, Bosi shqiptar i bandës skoceze të kokainës bie nën pranga (VIDEO)

Një ish-femijë refugjati, i ardhur nga Kosova në 1999, Arben Dumani, u shndërrua në kreun e nëntokës skoceze të drogës, duke furnizuar qytetet skoceze me kokainë.

Tashmë 23 vjeç ai është një BOSS i një bande kokaine që qarkullojnë me miliona stërlina.

Por tashmë kjo bandë kishte rënë nën gjurmët e policisë skoceze e cila kishte disa kohë që po punonte për kapjen në flagrancë dhe me prova bindëse për t'i përdorur më pas si prova në gjykatë.

Ne kuader te operacionit policor “Eclipse”, pjesëtaret e tij kane dale perpara Gjykates se Larte ne Glasgou dhe jane shpallur fajtorë.

23-vjeçari Dumani, qe levizte me nje makine Mercedes, bashke me pjestaret e bandes se tij, presonin drogen per ta shitur ate me pas si te nje cilesie dhe perqindje me te larte, nderkohe qe ne telefonin e tij “Blackberry” dedektivet qe kane survejur çdo levizje te tyre, kane gjetur foto te tij dhe bashkepunetoreve te tij duke marre kokaine dhe tundur kartmonedha.

Ata jane arrestuar ne momentin kur po behej transportimi i nje sasie kokaine ne vleren e afro çerek milione sterlinave ne qytetin e Gllasgout.
Kryededektivi i agjensise skoceze te luftes kunder droges, Athol Aitken thote per “Sunday Mail” se kishim te benim me nje sasi te madhe droge qe do te demonte tejmase komunitetet ne Skoci nga perdorimi i saj dhe e mirepres vendimin e gjykates e cila do mundesoj qe personat e perfshire te denohen per krimet e tyre”.

Arben Dumani dhe nje bashkepuntor i bandes u shpallen fajtor ndersa dy bashekpuntore te tjere te gjithe shqiptare, e pranuan akuzen gjate procesit gjyqesor.

Nderkohe Dumani gjate tere kohes tha se ishte i pafajshem dhe ishte viktime e Prokurorise. Edhe motra e Dumanit, Aida 25 vjeçe thote se vellai i saj ishte viktime e sajesave nga Prokuroria dhe se ai nuk kishte bere asnje shkelje dhe se nuk do e leme me kaq kete çeshtje”.
1652

KOMENTE