Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhelpra sulmon dhe e rrëzon në dysheme foshnjën 4 javëshe
English

Dhelpra sulmon dhe e rrëzon në dysheme foshnjën 4 javëshe

Dhelpër! Një sinonim që i vishet një njeriu edhe pozitiv por dhe me kuptim negativ.
Dhe foshnja e vogël nuk i ka shpëtuar sulmit të dhelprës madje në shtëpinë e saj ku ajo ndihet e mbrojtur dhelpra arrin të futet dhe të sulmojë fosnjën, ta rrëzojë në dysheme, por falë ndërhyrjes së nënës foshnja ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta duke qëndruar për disa kohë në spital nën kontrollin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në juglindje të Londrës,ku një foshnjë 4-javëshe është sulmuar nga një dhelpër në dhomën e gjumit.
Kafsha e ka tërhequr vogëlushin nga krevati dhe e ka rrëzuar në dysheme, ndërkohë që nëna ka ndërhyrë në momentin e duhur dhe e ka shpëtuar foshnjën.

Pasi dëgjoi të qarat e bebes dhe më pas zhurmën e rënies së tij në dysheme, nëna u drejtua menjëherë tek dhoma dhe pa dhelprën që kishte kafshuar dorën e foshnjës.

Gruaja e ka përzënë kafshën e egër nga dhoma dha ka arritur të shpëtojë fëmijën, i cili njërin gisht të dorës e kishte të dëmtuar.

Vogëlushi ka edhe disa plagë të vogla në fytyrë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

KOMENTE