English

Marinsat amerikanë stërvitje në dëborë dhe temperatura nën 0 (FOTO)

Një stërvitje e përbashkët e marinsave amerikanë me Korenë e Jugut. Fotot në krah tregojnë se si stërviten këta marinsa edhe në kushte ekstreme për të përballuar situata emergjente duke përfshirë edhe ato të luftës.

Ushtarët e dy vendeve janë stërvitur në lindje të Seulit, në një resort skish.

Vrap në temperatura nën zero e pompa në dëborë, kështu ata mësojnë të përballojnë situata të vështira.

Stërvitja nuk është parë me sy të mirë as nga Kina dhe as nga Koreja e Veriut. Kjo e fundit ka kërcënuar me një test bërthamor, kurse Kina e ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në rajon. Ajo madje ka vënë në shënjestër anije dhe helikopterë japonezë, të cilët janë ankuar se ishin objekt sulmi.

KOMENTE