English

Mjekësia e shoqëria humbën një personalitet të vyer

Kryeministri Berisha zhvilloi dje një vizitë ngushëllimi në familjen e Dr. Afërdita Gushos, për të ndarë me ta dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve të shquara të mjekësisë shqiptare.

Kryeministri Berisha, duke i shprehur familjes ngushëllimet e tij më të sinqerta, theksoi se Dr. Afërdita Gusho përfaqësoi me dinjitet të madh në profesionin e saj nënën, gruan, motrën, intelektualen dhe gruan shqiptare. “Me ndarjen e saj nga jeta, - tha Kryeministri, - familjarët humbën njeriun e tyre të dashur, por mjekësia e shoqëria në tërësi humbën një personalitet të vyer”.

Dr. Afërdita Gusho së bashku me prof. Selaudin Bekteshin e kolegë të tjerë organizuan e drejtuan shërbimin e mjekësisë së fëmijëve në Shqipëri. Dr. Gusho me shumë përkushtim dha një kontribut të madh në përgatitjen e mijëra studentëve të mjekësisë dhe mjekëve pediatër për të gjithë vendin.

KOMENTE