Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Numri 2 i institucionit të Avokatit të popullit, duhet një person me aftësi të kufizuara (VIDEO)
English

Numri 2 i institucionit të Avokatit të popullit, duhet një person me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Rudolfo Catani, Sekretari i përgjithshëm i forumit europian të aftësisë së kufizuar, i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të çojë në fund iniciativën e Avokatit të Popullit, për të vendosur si numrin 2 të këtij institucioni një person me aftësi të kufizuara.

“Kjo një nismë përmbush një ndër pikat themelore të konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, e cila është ratifikuar edhe nga Shqipëria. Një iniciativë e tillë duhet të shërbejë si model për të gjitha institucionet shqiptare, ndaj besoj se kandidatura e paraqitur nga Avokati i Popullit do të votohet shumë shpejt në parlamentin shqiptar”.

Ndërsa Kreu i këshillit kombëtar të aftësisë së kufizuar, Sinan Tafaj është shprehur:

"“Parlamenti shqiptar ka rregulloren e tij, ka afatet e veta dhe ngarkesën e tij, kështu që ne besojmë se në përputhje me ngarkesën që ka dhe prioritetet, do ta shqyrtojë edhe si një prioritet të rëndësishëm. Nga sa kam patur kontakte me deputetë të ndryshëm të të dy krahëve, veçanërisht të krahut të mazhorancës, opinioni ka qenë pozitiv, kështu që mendoj se të gjitha sinjalet janë pozitive”.
1649

KOMENTE