English

Berisha firmos projektin për gazsjellësin Trans Adriatik

Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset nesër të Athinë, nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zoti Edmond Haxhinasto.

Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt, veçanërisht për Shqipërinë, paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.

KOMENTE