Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti Tiranë-Durës. Identifikohet makina, në ndjekje pronari. Tjetër viktimë në Vlorë
English

Aksidenti Tiranë-Durës. Identifikohet makina, në ndjekje pronari. Tjetër viktimë në Vlorë

Në autostradën Tiranë-Durrës, pak minuta më parë ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në vend.

Burimet e policisë informojnë për një përplasje të një makine me një biçikletë ku si pasojë e përplasjes së fortë personi që ngiste biçikletën ka mbetur i vdekur në vend.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti në afërsi të Urrës së Dajlanit. Sipas policisë drejtuesi i automjetit, makina e të cilit u identifikua është larguar menjëherë nga vendi ngjarjes pa i dhënë ndihmë viktimës. Ndërkohë policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur identitetin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia ka identifikuar makinën që kreu aksidentin dhe ka shpallur në kërkim pronarin e saj.
Por një tjetër askident është shënuar dhe në Vlorë ku 49 vjeçari Saip Hoxha ka humbur jetën pas përplasjes me makinë.

KOMENTE