Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxheti i vitit 2013, financim dhe për bashkësitë fetare
English

Buxheti i vitit 2013, financim dhe për bashkësitë fetare

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e rradhës vendimin për “Për caktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2013, për bashkësitë fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, një vendim ky i propozuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ky vendim ka si qëllim të përcaktojë masën e financimit, nga buxheti i shtetit për vitin 2013, për bashkësitë fetare tradicionale që kanë nënshkruara marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Masa e financimit prej 105 162 000 (njëqind e pesë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekësh do të përdoret për:

Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 90 punonjës të administratës dhe 152 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 158 punonjës të administratës dhe 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kishës Katolike të Shqipërisë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 45 punonjës të administratës dhe 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës, për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit) dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, për shkak të pozicionit të saj të veçantë.

Në lidhje me këtë financimi, Kryeministri Berisha kërkoi vëmendje të posaçme për ndërtimin e këtij tempullit të bektashinjve.

Kalimi i fondit parashikohet të behet brenda tremujorit të parë të vitit 2013.

KOMENTE