English

Edi Rama pas luhatjes dhe përmirësimit të tensionit, po vazhdon takimet e tij

Gjatë një takimi të ditës së sotme që kryetari i Partisë Socialiste ishte duke zhvilluar në Burrel, një moment ai nuk është ndier mirë për shkak të një luhatje tensioni.

Menjëherë pas dërgimit me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, Mjeku i Spitalit të Burrelit z.Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar.

Aktualisht Kryetari i Partisë Socialiste ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë.

Spitali i Burrelit dy vite më parë diskutohej të mbyllej për shkak të problemeve dhe mungesave në personel dhe pikërisht për në lidhje me problemet me shërbimin mjekësor po zhvillohet edhe takimi i Ramës.

KOMENTE