English

Kurum International, 100% aksionere e HEC- ve Bistricë, 1 dhe 2, Ulëz Shkopet

Me VKM-të nr. 26 dhe nr. 27, datë 09.01.2013, Këshilli i Ministrave miratoi ofertat e shoqërisë “Kurum International “ sha, si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve, përkatësisht të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sha, si dhe ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratat me kandidatin fitues.

Në zbatim të këtyre vendimeve, më datë 11 Shkurt 2013, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nënshkroi me kandidatin fitues shoqërinë “Kurum International” sha, marrëveshjet përkatëse për blerjen e aksioneve të shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulëz Shkopet” sha.
Në vijim të procedurave, kontratat do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe organet e tjera përkatëse sipas ligjit, dhe së fundi në Parlament.

KOMENTE