English

Ndërrim unazash te varri i Presidentit historik

Agim Gashi - Ditët e këtij dimri për dy të rinjtë e mërgatës shqiptare, do të jenë kujtim jo vetëm i jetës së tyre, por që synohet të hyjë në historinë tone si të rinjtë e parë që kurorëzuan dashurinë e tyre duke ndërruar unazat dhe lidhën fejesen te varri i Presidentit Historik dhe Arkitetktit të Pavarsisë Dr.Ibrahim Rugovës.
Këta janë Dukagjinasja Valentina Tafilaj që jeton e punon në Zvicër dhe Avni Syla nga Kosova Lindore e që punon e jeton në Francë. Propozimi ishte i Valentinës e cila dashurinë dhe simpatinë për rugovizmin e gatoi në familjen e saj e pikrisht nga babai i saj Sali Tafilaj i cili njihet si një aktivist i pandalshëm i çështjes kombëtare dhe i LDK-së.

Pasi kuptova se kjo kishte ndodhur më 14 dhjetor 2012 dhe se gëzimi im ishte me plot emocione knaqësie, vendosa që t'ju bëj propozim të rinjëve shqiptarë kudo që ndodhen, që aktin e bashkimit dhe kurorëzimit të dashurisë së tyre ta bëjnë te varri i Dr.Rugoves sepse ma merr mendja se askund në botë s'do të ketë vend më ideal se të lidhet jeta e re, aty ku pushon njeriu i dashurisë dhe i lumturisë, njeriu i cili i fali jetë një kombi.
Pra, të dashur të rinj shqiptarë, Ju që lidheni me jetën e re, dashurinë e ardhmërisë, Ju që vendosni t'i ndërroni unazat e fejesës dhe jetës së re, bëjeni atje lart në Velani ku puhizat e arbërit freskojnë varrin e njeriut që i dha jetë Kosovë, që arkitektoi Pavarsinë tonë, që ia rriti namin UÇK-së duke e mbrojtur edhe në Hagë…që e bëri Dardaninë shtet.

Pra, 14 dhjetori të mbetet Dita e të dashuruarve shqiptarë të cilët do të lidhin jetën, dashurinë e lumturinë!
Pra, gjestin e Valentinës dhe Avniut, ta bëjmë tradicionale e ku çdo vit më 14 dhjetor do të mblidheshin të rinjtë nga atdheu e diaspora e do t'i lidhin martesat e fejesat e tyre, do ta lidhin jetën e re.
Shpresojmë se këtë inisiativë e propozim timin dhe të dy të rinjëve që u lidhën te varri i Dr.Rugovës, do ta përkrah edhe familja Rugova dhe miqët e rugovizmit si dhe LDK-ja, LDD-ja dhe të rinjë e këtyre dy partive që kemi shpresë se do të bashkohen sa më shpejt për hir të kombit e atdheut!
Të rinjëve shqiptar u dëshiroj fat në jetë e dashuri!
Këtë urim ua përcjell edhe Valentinës dhe Avniut!

14 dhjetori të mbetet dita e të dashuruarve shqiptarë dhe e bashkimit për jetë të re.

KOMENTE