Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka e Shqipërisë: licencim dhe ushtrim veprimtarie edhe për subjektet financiare jobanka
English

Banka e Shqipërisë: licencim dhe ushtrim veprimtarie edhe për subjektet financiare jobanka

Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re për licencimin dhe veprimtarinë e institucioneve financiare jo banka.

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kushteve, kërkesave, afateve, dokumentacionit dhe procedurave për:

a)licencimin e subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve financiare të mikrokredisë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë.

b)dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve financiare jobanka dhe të institucioneve të mikrokredisë.

c)detyrimet për njoftime në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve të mikrokredisë.

d)miratimin e agjentit të subjekteve financiare jobanka.

Rregullorja përcakton vlerën e kapitalit fillestar që duhet të zotërojnë institucionet financiare jo banka dhe që fillon nga 1.5 milionë lekë për zyrat e këmbimit valuator deri në 100 milionë lekë për shoqëritë e angazhuara në aktivitetet e kredidhënies.

Përjashtim do të bëjnë institucionet e mikrokredisë, për të cilat kapitali fillestar i kërkuar do të jetë 15 milionë lekë, ndërsa për institucionet e tjera financiare si shoqëritë e faktoringut, të qirasë financiare, transfertave të parave apo të parasë elektornike kapitali filletsar duhet të jetë minimalisht 20 milionë lekë.

Adminsitratorët e institucioneve financiare, sipas rregullores, duhet të kenë minimalisht pesë vjet eksperiencë pune, nga të cilat të paktën tre në sektorin financiar. Gjithashtu, administratorët duhet të jenë të zhveshur nga përgjegjësitë për falimentimin e një operatori ekonomik në të shkuarën. Një dispozitë e ngjashme ekziston edhe për aksionerët e shoqërisë.

Shoqëria nuk mund të licencohet për aktivitet financiar, nëse një nga themeluesit ka qënë subjekt i një procedure të falimentimit apo paaftësisë paguese. Rregullorja parashikon se Banka e Shqipërisë do të kërkojë informacion nga institucione të tjera, si ato të tatim-taksave, të pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare apo Autoriteti i Konkurrencës, për të verifikuar se subjektet që aplikojnë i përmbushin kriteret e licencimit.

KOMENTE