Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Distanca Tiranë-Elbasan përshkruhet vetëm në 18 minuta
English

Berisha: Distanca Tiranë-Elbasan përshkruhet vetëm në 18 minuta

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe deputetët e qarkut të Elbasanit, përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunave përreth si dhe qytetarë të shumtë, ka inspektuar punimet në tunelin e Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë – Elbasan.

Duke vlerësuar këtë projekt madhor dhe firmën AKTOR, sëbashku me firmën kuvajtjane dhe nënkontraktorët e tjerë për punën e mrekullueshme që ata kanë bërë, Kryeministri theksoi faktin se, ndërtimi i këtij tuneli është realizimi i ëndrrës shekullore të qytetarëve të Elbasanit, Tiranës dhe gjithë pjesës jug - lindore të vendit, të cilët përfitojnë nga ndërtimi i këtij tuneli në shkurtimin e distancës me kryeqytetin. Berisha tha se ky është tunel shumë i bukur dhe që plotëson standardet më të larta Europiane të sigurisë, të përshtatshmërisë dhe të ndriçimit.

Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria në këtë mënyrë bëhet vendi i parë që ndërton segmentin më të vështirë në territorin e saj, të Korridorit 8.

Gjithashtu kryeministri Berisha ftoi kryetarin e opozitës zotin Edi Rama, që të vijë në këtë vend dhe t’u kërkojë të falur qytetarëve të Elbasanit për bllokimin që i bëri në parlament ndërtimit të saj.

Duke u ndalur tek projekte tjera madhore të kësaj qeverie, kryeministri Berisha tha se një tunel tjetër dhe ai transformues për Shqipërinë, mezi po pret të nisë punimet, siç është ndërtimi i tunelit të Rrugës së Arbrit. ”Më lejoni të siguroj qytetarët e Peshkopisë, të Burrelit dhe të Bulqizës, të Dibrës së Madhe dhe të gjithë shqiptarët se, asgjë nuk do të pengojë këtë qeveri dhe këtë qeverisje, pa e bërë atë një realitet për të gjithë shqiptarët, tunelin e Rrugës së Arbrit”,- u shpreh Kryeministri.

Më pas ai ka inspektuar edhe njërën nga urat e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan, urën më të gjatë të kësaj rruge, e cila është 1.8 kilometra e gjatë. “Kjo urë ndërtohet me një teknologji të veçantë të pa përdorur më parë në Shqipëri. Kjo urë është ura më e gjatë e kësaj autostrade të një rëndësie nevralgjike për zhvillimin e tregut, transportit, por edhe vendit në tërësi”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

***

Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim. 204 milionë dollarë është kosto e rrugës së bashku me tunelin.

Tuneli me gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Punimet cilësore, të realizuara sipas parametrave më bashkohore, e rendisin këtë vepër me dinjitet përkrah infrastrukturave më moderne evropiane. Tuneli ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Tiranës dhe rreth 10 km larg qytetit te Elbasanit.

Në total janë gërmuar 500,000 metër kub shkëmb në 13 muaj dhe janë betonuar 50 000 metër kub beton në më pak se 6 muaj dhe janë realizuar 90 % e punimeve fizike për tunelin ndërsa për rrugën janë realizuar 47% e punimeve.

Tuneli i Krrabës, së bashku me akset rrugore para dhe pas tij, respektivisht me gjatësi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra i japin jetë një rrugë të re, ndër më të rëndësishmet, në vend, e cila shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra, duke e përshkruar atë vetëm në 18 minuta.

KOMENTE